Flash

Dëshmitari i kokainës hedh poshtë alibinë e qeverisë

Lapsi.al 6 March 2018
Dëshmitari i kokainës hedh poshtë alibinë e qeverisë

Alibia e qeverisë se kontenieri i ngarkuar me banane ku ishin fshehur 613 kilogramë kokainë nuk përputhet as me dëshminë e një prej të arrestuarve në magazinën e Maminasit. Dëshmia e Donald Lushajt krijon një kontradiktë të re në shpjegimin që i bën Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj dështimit në kapjen e bosëve të vërtetë të drogës. Dihet se të arrestuarit janë vetëm shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i firmës Arbri Garden, Donaldo Lushaj, të dy nga 25 vjeç.

Gazetarja Klodiana Lala zbardhi dëshminë e menaxherit të Arbri Garden, Donald Lushajt në prokurori. Lushaj dha detaje për itinerarin e kontenierit me kokainë nga Kolumbia në Shqipëri dhe përgjegjësitë që ka pronari i Arbri Garden, tashmë i arratisur, Arbri Çekaj.

"Kam 4 vite që punoj për Arbri Garden. Porositë bëhen nga Arbër Çekaj, kryesisht në Kolumbi, Ekuador dhe Argjentinë. Kontenierët që porositëm kësaj radhe ishin dy javë me vonesë. Arsyeja e vonesës ishin se u ndaluan për inspektim në Livorno. Madje Çekajt i erdhi një email, sipas të cilit ai duhej të paguante 4 mijë euro për ngarkim-shkarkimin që u bë në Livorno për inspektimin. Në Durrës unë jam kontaktuar nga agjenti doganor me inicialet A.M për të më njoftuar se ngarkesa mbërriti" ka thënë Donaldo Lushaj.

Edhe në dosjen e prokurorisë konfirmohet se sinjalizimi për ngarkesën me kokainë në kontenierin e porositur nga Arbri Garden erdhi nga Livorno.

Sipas të githa gjasave, italianët e dinin se brenda në kontenier kishte kokainë, por lejuan udhëtimin drejt Shqipërisë, sepse prisnin që të kapeshin porositësit e vërtetë të kësaj sasie gjigande droge. Por policia shqiptare i la në baltë partnerët e huaj.

Siç dihet, në pranga u vu vetëm shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe një menaxher i kompanisë, Donaldo Lushaj. Pra policia shqiptare nuk arriti deri tek porositësit e mallit, madje nuk kapi dot as Arbër Çekajn, njeriun që kishte marrë përsipër të firmoste porosinë.

Pikërisht për të fshehur këtë dështim dhe pikëpyetjet që ngrihen pas konstatimit të tij, mëndohet se u shpik alibia e kapjes së rastësisme të 613 kilogramëve kokainë. I pari që foli për kapjen e kokainës nga Hetimi Doganor në bashkëpunim me policinë shqiptare ishte kryeministri Edi Rama.

Deklarata e Ramës u ndoq pastaj edhe nga Fatmir Xhafaj dhe burokratët e tjerë të policisë dhe të doganës, që janë në kor kundër fakteve që dalin përditë mbi kokainën e kapur në Durrës.

Nga dëshmia e Donaldo Lushajt, del një tjetër fakt kompromentues për operacionin e policisë. Njeriu që porositi kontenierin me kokainë, Arbër Çekaj u njoftua me email për shkarkimin dhe ngarkimin e kontenierit në Itali, përmes faturës 4 mijë euro. Çekaj mund ta ketë nuhatur se vonesa me dy javë e kontenierit në Livorno do pasohej me aksionin e policisë dhe për këtë është arratisur.

E habitshme është sesi njeriu që dihej nga policia se porositi kokainën nuk u mbajt nën vëzhgim dhe nuk iu ndalua dalja jashtë vendi. Largimi i tij jashtë Shqipërisë lë hapësira për dyshime, pasi ka ndodhur gjatë kohës që kontenieri ruhej nga policia në Durrës. Normalisht policia duhetj ta kishte ndaluar si njeriu që mund t'i çonte hetimet drejt bosëve të drogës.

Pas kapjes së 613 kg kokainë që trafikantët sollën nga Kolumbia në Durrës, në këtë qytet kanë mbërritur ekspertët amerikane të DEA-s. Ekspertët amerikanë do të kryejnë veprimet e tyre për të verifikuar procedurat që janë ndjekur pas kapjes së kokainës.

Ekspertët mendohet se po shqyrtojnë gjithçka që nga mbërritja, vonesat dhe ndalimi i personave dhe sekuestrimi i kokainës. Dyshimet janë se personat që sollën kokainën nga Kolumbia kishin lidhje të fuqishme politike me anë të cilave garantonin nisjen e mallit me vlerë rreth 180 milion euro.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Patozi dhe Bode nisin lëvizjen e re politike

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeltarëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë...

14:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI