Vazhdon debati për ndërtimin e kullave në qendër të Tiranës. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku i ftuar në "Tonight Ilva Tare" zgjodhi të njëjtën dredhi si Erion Veliaj për të sqaruar premtimin e kryebashkiakut se nuk do të kishte leje ndërtimi brenda qendrës së Tiranës.
“Deklaratat e tij më së shumti kanë dalë jashtë kontekstit. Ai ka thënë se për sa kohë nuk ka një plan urbanistik dhe për sa kohë nuk do të sistemohet stoku i banesave nuk do të japim leje. Ne për herë të parë futëm në Tiranë zonën e Kasharit, zonën e parkut dhe zonën e Dajtit. Në atë kohë kishte 8-9 mijë apartamente të pashitura. Janë shitur ato dhe shumë të tjera. Në qoftë se dikush shkon në zonën e Astirit, çmimi është mbi 100 euro më shumë se një vit më parë. Apartamentet janë shitur.” – është shprehur Mazniku.
Por, në fakt Mazniku nuk thotë të vërtetën. Sepse, së pari, Veliaj gjatë fushatës ka thënë se ai nuk do të firmosë asnjë leje nërtimit me dorën e tij pasi Qqendra e Tiranës është e mbingopur dhe me 8 mijë apartamente ndërtimi të pa shitura. Madje në maj 2015 gjatë një debati në "Opinion", Veliaj parashikoi edhe mundësinë hipotetike (shiko videon poshtë me zë dhe figurë), që ç'do të ndodhte nëse 8 mijë apartamentet do të shiteshin. "Edhe në këtë rast ne do të ndërtojmë në periferi sepse qendra është e mbingarkuar" tha atëherë Veliaj.
Mjafton të shikosh lejet e reja të ndërtimit, në Bllok, tek ETC, tek 15 katshi, tek ish reklamat e kinemasë në krah të muzeut kombëtar, tek ish muzeu i natyrës, përballë fakultetit filologjik në parkun e liqenit, për të kuptuar kryetari aktual gënjeu edhe për premtimin që nuk do të ndërtonte në Tiranë edhe për zotimin e dytë që nuk do të prekte qëndërn e qytetit. Pra për akrobacitë e lali Erit tani më nuk ka asnjë dyshim, ndërsa Mazniku nuk bën gjë tjetër vetëm shpërndan mashtrimet e shefit të tij.
©Lapsi.al
https://youtu.be/mi0H6R4HE8o
[embed]https://youtu.be/DiHPuZ6OPQc[/embed]