Flash

“Bastexhinjtë prisnin 2 minutat e fundit”/ A u hapën portat në ndeshjen e kombëtares kuqezi? (VIDEO)

Lapsi.al 6 March 2018
“Bastexhinjtë prisnin 2 minutat e fundit”/ A u hapën

Deputeti i PS, i njohur edhe për tifozerinë ndaj Partizanit, Erion Braçe u përfshi në një debat me trajnerin e kombëtares për femra U19, Nevil Deden. Ishte trajneri që fillimisht i kërkoi Erjon Braçes të qëndrojë larg futbollit, sepse sipas tij e bënte pis me politikë, por përgjigjia e Erjon Braçes ka hapur një temë që nuk gjeti shumë hapësirë në media.

Me një video të marrë nga faqja e FSHF-së, Braçe sjell pamjet e ndeshjes së kombëtares së femrave U19 Maqedoni-Shqipëri, që përfundoi me rezultatin 5-3.

Sipas deputetit, 2 golat e fundit kombëtarja e Shqipërisë i la vetë, madje "bastexhinjtë, shkruan Braçe i prisnin". Deputeti i bashkangjit statusit të tij edhe videon e ndeshjes, së luajtur në qershor të 2016. Shikoni vetë dy golat e fundit dhe gjykoni…

https://www.youtube.com/watch?v=NxJ1yeHwvqs&feature=share

"Se bej dot te hesht kur shoh kete ndeshjen ketu poshte, ndeshje vajzash vetem 19 vjec, te bere per 8+!!

Eshte tmerr tu mesosh mashtrimin tamam ketyre vajzave ne kete moshe! Krim!

Per te gjithe:

Shihini dy golat e fundit qe pesojne vajzat e kuqe te Kombetares se Shqiperise!

Si ju duken?

I spjegon dot ti Nevil apo Devil?

Te pyes ty se bastexhinjte ishin te qarte duke pritur minutat e fundit te ndeshjes, kesaj "gares"!" shkruan Braçe në statusin e tij në Facebook.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI