Flash

Avokati i Rovena Gashit: Lirimi nga detyra pa motivacion, Arta Marku nuk i ka këto kompetenca

Lapsi.al 6 March 2018
Avokati i Rovena Gashit: Lirimi nga detyra pa motivacion, Arta Marku nuk i ka

Urdhri për lirimin nga detyra i Rovena Gashit është i pamotivuar. Kështu shprehet avokati i saj mbrojtës, Çlirim Gjata gjatë seancës së sotme gjyqësore të Rovena Gashit ndaj kryeprokurores së Përgjithshme Arta Marku, ku janë lexuar konkluzionet e para.

Gjata tha se urdhri për lirimin nga detyra të Rovena Gashit është pa motivacion, është nxjerrë jashtë kompetencës, i pa mbështetur në ligj. Ai shtoi se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm s’i ka këto kompetenca.

Më 29 dhjetor të vitit të shkuar, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, e shkarkoi Gashin nga drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë. Por Gashi nuk e ka pritur aspak mirë këtë lëvizje dhe më 8 janar 2018, ka bërë padi në Gjykatën Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të Kryeprokurores Arta Marku.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI