Flash

Analizat e “AS” dhe "Le Parisien”/ Arsyet e dështimit të PSG dhe triumfit të Real

Lapsi.al 6 March 2018
Analizat e “AS” dhe "Le Parisien”/ Arsyet e

“Real Madrid nuk u krijua në 7 vjet dhe nuk grumbulloi galaktikë vetëm në një verë. Puna e tij është rezultat i kohës, njohurive dhe traditës në Ligën e Kampionëve që konsiderohet lojtari i 12-të”.

Kështu e nis shkrimin e saj e përditshmja spanjolle “AS” që nuk i fsheh notat e ironisë për PSG-në pas ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve ku madrilenët kaluan në katërshe falë 2 fitoreve në 2 ndeshje me një golavarazh të përgjithshëm 4-2.

“AS” shkruan se Real la një mesazh në “Parc des Princes” bashkë me manualin e një kampioni. Spanjollët e çaktivizuan PSG-në në pjesën e parë dhe po ashtu në 15 minutat e para të së dytës. Sipas të përditshmes spanjolle, Zidane nuk ra pre e polemikave, por nënshtroi skuadrën.

“Real Madrid kishte më shumë ndjenjën e lojës që e çoi te suksesi. Dhe ai gjithashtu kishte Cristiano Ronaldo, figura e tij më e rëndësishme në historinë moderne” – shkruan “AS”.

Spanjollja nuk i kursen thumbat për tifozët francezë që sipas saj “krijuan një ambient stadiumesh turke me tymueset dhe agresivitet prej gjermanësh. Publiku e plotësoi pjesën e marrëveshjes, por skuadra jo” – shkruan AS që thekson se: “Madridi luajti me inteligjencë dhe pa bujë. Ekipi i Emery është i varur nga

Neymar dhe mungesa e tij dukej si një çarmatosje psikike. “Di Maria është një “polic i mirë”, por braziliani është “Batman” - do të thoshte Sampaoli. PSG fitoi vetëm betejën e propagandës, por jo në fushë” – e mbyll “AS”.

Përgjigjja e Le Parisien

“Pengesa doli e pakalueshme” - e nis analizën e saj e përditshmja Franceze “Le Parisien”. “Të rrahur në pjesën e parë, të privuar nga këmbët e Neymar, Parisi i është nënshtruar sërish ligjit të kampionit të dyfishtë të Evropës. Një logjikë e padepërtueshme. E ardhmja duket e zymtë” – shkruhet në analizën e saj.

“PSG nuk do ta shohë pranverën evropiane për të dytin vit radhazi. Pas 70 minutave të para të konsideruara “të mira dhe të shkëlqyera” në Madrid 3 javë më parë, nuk mbeti asgjë. PSG u rrëzua në Bernabeu.

Në kthim, ai rrëshqiti si një fantazmë, e paaftë për të përmbushur entuziazmin e publikut, pritjet e botës futbollit, ëndrrat e fshehta të Neymar në rezidencën e tij luksoze në Brazil, ku po rikuperohet nga dëmtimi” – shkruan Le Parisien.

Gazeta shkruan online se skuadra nuk justifikon investimet e mëdha të Emirit të Katarit. Ajo është eliminuar në 1/8-at nga viti 2013 në 2016-ën dhe 2 vitet e fundit nuk arrin as në katërshe.

Kritika ka edhe për trajnerin Unai Emery. Atij i njihet vetëm një natë e magjishme, ajo fitore 4-0 kundër Barcelonës në mars 2017, por duket se është i papërshtatshëm për të drejtuar një skuadër të madhe. “Ai humbi Neymarin, por me siguri humbi një shtysë shpirtërore” – citon gazeta duke e mbyllur me fjalët: “Parisi mbetet i vogël në Europë dhe i paaftë për të kërcyer”. ©LAPSI.al

-

Të këshilluara

Patozi dhe Bode nisin lëvizjen e re politike

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeltarëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë...

14:18

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI