Lëvizja Pesë Yjet (Movimento 5 Stelle) është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e tjera për krijimin e një qeverie, deklaroi lideri i saj, Luigi Di Maio.
Ish-komediani theksoi se suksesi i saj zgjedhor në të gjithë vendin i kishte dhënë partisë një përgjegjësi të madhe.
“Fakti i të qenit përfaqësues i të gjithë kombit na projekton në mënyrë të pashmangshme drejt qeverisjes së vendit”, deklaroi sot Di Maio gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se partitë e tjera kishin arritur një performancë të mirë vetëm në disa rajone.
“Ne ndiejmë përgjegjësinë për t’i ofruar Italisë një qeveri”, shtoi Luigi Di Maio.
Lëvizja Pesë Yjet ka fituar pjesën më të madhe të votave, por nuk ka shumicën për të dalë e vetme në qeveri.
“Ne jemi të hapur për t’u ballafaquar me të gjitha forcat politike për caktimin e drejtuesve të parlamentit dhe temave që do të mbizotërojnë në programin e ardhshëm legjislativ” - u shpreh Luigi Di Maio.