Flash

Caktohen datat për ndeshjet e shtyra të Serie A, Milan – Inter...

Lapsi.al 5 March 2018
Caktohen datat për ndeshjet e shtyra të Serie A, Milan –

Zbulohen datat se kur do të luhen ndeshjet e javës së 27-të të Serie A të shtyra këtë fundjavë për shkak të ndarjes së parakohshme nga jeta të kapitenit të Fiorentinës Davide Astori.

Pjesa më e madhe e ndeshjeve do të luhen në datat 3 dhe 4 prill (e martë dhe e mërkurë) përveç derbit Milan - Inter për të cilin çështja është mjaft e komplikuar.

Zyrtarë të Ligës Italianë të Futbollit thanë se do të luhen ndeshjet Atalanta-Sampdoria, Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo, Genoa-Cagliari, Torino-Crotone dhe Udinese-Fiorentina. Për këtë të fundit zyrtarët e Fiorentinës kërkuan që të mos kthehen në Udine brenda pak ditësh.

Mjaft komplekse situata e derbit Milan-Inter për shkak të ecurisë së “kuqezinjve” në Europa League. Për këtë arsye komisari teknik i Lega Serie A, Giovanni Malagò tha se do të duhet edhe pak kohë për të vendosur.

“Po verifikohet skenari i luajtjes së derbit më 9 maj kur është caktuar finalja e Kupës së Italisë, por edhe kjo do të shikohet për shkak të ecurisë së Juves në Champions dhe Kupë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI