Flash

Gjermani, i jepet fund bllokimit të qeverisë së re, SPD koalicion me Merkel

Lapsi.al 4 March 2018
Gjermani, i jepet fund bllokimit të qeverisë së re, SPD koalicion

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë rënë dakord të formojnë një koalicion të madh me partinë e kancelares Angela Merkel, CDU, pas disa muaj pasigurie politike, sipas mediave gjermane. Votimi në Parlament do t'i hapë rrugë ndërtimit të një "koalicioni të madh" që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 2013, duke i dhënë kështu fund pas më shumë se katër muaj pasigurie politike në ekonominë më të madhe të Evropës.

Kancelarja Merkel do të formojë kështu qeverinë e saj të katërt. Votimi pro nga 460,000 anëtarë të partisë i jep fund bllokimit politik në vend që prej zgjedhjeve të shtatorit. Social-demokratët pësuan një krisje në udhëheqjen e partisë për këtë çështje, pasi udhëheqja mbështeti koalicionin, ndërsa krahu radikal i të rinjve nuk ishte dakord me këtë.

Por kancelari gjerman përballet me një sërë sfidash, duke përfshirë opozitën e fortë nga Alternativa nacionaliste për Gjermaninë (AfD). Partia anti-emigracion hyri në parlamentin federal për herë të parë në shtator dhe tani përbën partinë më të madhe të opozitës.

Të këshilluara

I ftohti siberian, 50 viktima nëpër Europë

50 viktima numërohen deri tani nëpër Europë nga moti i ftohtë, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, 6 ...

19:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI