Flash

De Biazi i shkel “syrin” FSHF-së: Mund të kthehem te Shqipëria

Lapsi.al 4 March 2018
De Biazi i shkel “syrin” FSHF-së: Mund të kthehem te

Më parë ishte maniak dhe përkujdesej në detaje për lojtarët që kishin sadopak lidhje me Shqipërinë. Mirëpo, sot është krejtësisht ndryshe. Xhani De Biazi, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon se sot i ndjek fare pak legjionarët, madje skuadrën më së shumti sesa individët.

Është krejtësisht diplomat dhe thuajse e heq veten si fare i painformuar me çfarë ndodh me kuqezinjtë, kur pyetet edhe për ish-“besnikët” e tij që rrezikojnë të humbin gradat në kombëtare, porse ka ndjekur nga stadiumi gjysmëfinalen mes Juves dhe Atalantës së Berishës. Komenton paraqitjet e kuqezinjve të portës, por nuk harron të japë edhe një recetë shkëlqimi për Sadikun në La Liga.

Në fund, teksa injoron të gjitha lajmet e mediave italiane për skuadra të interesuara rreth tij, di të japë SMS në vendin e duhur në Shqipëri: “Rikthimi? Mund të jetë një ide në të ardhmen…”, shprehet tekniku. Ai bën edhe batutë, i pyetur kë zgjedh mes Strakoshës dhe Berishës. Unë mendoj se penalltitë janë shumë specifike. Ka shumë pjesë të përfshira te një e tillë. Sigurisht që ka edhe pjesë të studimit sesi gjuajnë kundërshtarët, por ka shumë të bëjë edhe psikologjia, e cila ndikon në lojtarin që godet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI