Flash

Kryeministri dhe gruaja e tij përfundojnë në polici, akuzohen për…

Lapsi.al 3 March 2018
Kryeministri dhe gruaja e tij përfundojnë në polici, akuzohen

Policia izraelite ka marr në pyetje kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe gruan e tij Sara, për herë të parë lidhur me një rast të korrupsionit në të cilin përfshihet kompania më e madhe e telekomunikimeve, ka njoftur Radio Izraeli, transmeton Reuters.

Policia ka konfirmuar se njësiti kundër korrupsionit ka pyetur çiftin për disa orë, mirëpo nuk ka specifikuar nëse ky proces është i lidhur me rastin e kompanisë së komunikimeve, Bezeq Israel.

Ky është është një nga të paktën katër hetime që janë të lidhura me kryeministrin apo bashkëpuntorët e tij.

Në muajin shkurt, policia pati deklaruar se 68 vjeçari, Netanyahu mund të paditet për ryshfet në dy hetime të tjera për korrupsion.

Netanyahu ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se është viktimë e një “gjuetie shtrigash”.

Kryeministri izraelit ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara në ditën e shtunë, pasi do të takohet me presidentin e SHBA-ve më 5 mars. REL

Të këshilluara

I ftohti siberian, 50 viktima nëpër Europë

50 viktima numërohen deri tani nëpër Europë nga moti i ftohtë, pjesa më e madhe e të cilëve të pastrehë. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Poloni, 6 ...

19:31

I ftohti ekstrem/ 24 viktima në Europë

Deri tani, të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të acartë në Europë. Në Poloni raportohen 9 viktima, në Francë raporohen 4, në Lituani 5,...

17:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI