Flash

Zyrtare/ Kosova emëron trajnerin e ri, u shkarkua nga Armenia pas humbjes me Shqipërinë

Lapsi.al 2 March 2018
Zyrtare/ Kosova emëron trajnerin e ri, u shkarkua nga Armenia pas humbjes

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë sot është zyrtarizuar trajneri i ri i përfaqësueses së Kosovës. Në një konferencë për shtyp të mbajtur nga federata presidenti Fadil Vokrri ka emëruar 66-vjeçarin Bernard Challandes si pasardhësin e Albert Bunjaut.

Zvicerani është një trajner i njohur sidomos në vendin e tij ku ka drejtuar shumë skuadra si Zyrich, Syon, Young Boys e të tjerë.

Kujtojmë se Challandes u shkarkua nga Armenia pas humbjes që kjo kombëtare pësoi ndaj Shqipërisë në eliminatoret e “Euro 2016”. Ende nuk dihet përsa vite është firmosur kontrata dhe cila do të jetë paga e 66-vjeçarit te Kosova.

Të këshilluara

Kukësi triumfon ndaj Laçit

Kukësi fitoi 1 – 0 me Laçin në “Zeqir Ymeri”. Goli në sfidën e javës së 21-të u shënua në minutën e 80’, kur kurbinasit ishin me 10 lojtarë për shkak të një kar...

17:33

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI