Flash

Raporti i narkotikëve: Shqipëria furnizuesi kryesor me kanabis i Bashkimit Europian!

Lapsi.al 2 March 2018
Raporti i narkotikëve: Shqipëria furnizuesi kryesor me kanabis i

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve publikoi raportin për vitin 2017, i cili bazohet në disa raporte mbi lëndët narkotike, substancat psikotrope, perkursorët dhe përbërësit kimikë të përdorur në prodhimin e paligjshëm të drogave. Shqipëria në këtë raport konsiderohet si furnizuesi kryesor i kanabisit të Bashkimit Europian.

Në paragrafin me nr.748 thuhet se:

Kanabisi kultivohet kudo në kushte shtëpie në Bashkimin Europian dhe trafikohet nga rajone të ndryshme jashtë tij. Shqipëria mbetet burimi kryesor i furnizimit të kanabisit që është trafikuar në Bashkimin Europian.

Në paragrafin nr.753 thuhet se:

Në Shqipëri, gjatë vitit 2016 situata e kanabisit u karakterizua nga rritja e numrit të parcelave ku kultivohej kanabisi, ç’ka u shoqërua me një shtim të rrugëve të trafikut pëfshirë këtu edhe trafikun e drogës në rrugë ajrore. Për shkak të rritjes së kultivimit, çmimi i kanabisit në Shqipëri ra në 100 deri në 400 euro për kilogram.

Paragrafi 754

Sasitë e sekuestruara të kanabisit nga viti 2015 në atë 2016 u rritën me 164%, që do të thotë se në 2016 u kapën 30 tonë, në krahasim me 11.3 ton që u kapën në vitin 2015. Në të njëjtën peirudhë çmimi ra nga 600-1300 euro në 100-400 për kilogram.

Në raport, rruga ballkanike dominon korridorin e trafikut të drogave në Europën Lindore. Në këtë rrugë, lëndët opioide trafikohen nga vendburimet origjinale, si Afganistani, Pakistani dhe Republika Islamike e Iranit, tranzit përmes Turqisë, Ballkanit e përfundojnë në Europën Qendrore e Perëndimore.

Në Ballkan janë ndërruar shpesh degët e mafies, por rruga kryesore mbetet ajo përmes Bullgarisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë, ndërsa një pjesë më e vogël trafikohet përmes Maqedonisë dhe Kosovës, zakonisht për magazinim dhe paketim.

Në kah të kundër trafikohen drogat sintetike nga Europa Perëndimore. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunojnë ngushtësisht me ato në Greqi, Itali, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni dhe Turqi.

Megjithatë, bashkëpunimi ndërkombëtar me kandidatë dhe vende potencialisht kandidate për në BE, si për shembull me Shqipërinë, Bosnjen, Serbinë dhe Maqedonisë, vijon fuqishëm duke asistuar dhe zhvilluar më tej sistemet e tyre të brendshme të interceptimit, bazuar mbi kornizat ndërkombëtar.

“Greqia dhe Italia janë destinacionet kryesore të heroinës së trafikuar. Gjithnjë e më shumë heroinë e trafikuar është mbajtur në Shqipëri, për përdorim lokal” thuhet në raport.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në...

15:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI