Flash

Marina kolumbiane zbulon gënjeshtrat e Edi Ramës për kokainën

Lapsi.al 2 March 2018
Marina kolumbiane zbulon gënjeshtrat e Edi Ramës për

Pas kapjes së 613 kilogram kokaine në Maminas, kryeministri Edi Rama krijoi një debat politik, kur replikoi me opozitën, presidentin dhe gazetarët se gjoja sasia gjigande e kokainës që zbriti në Durrës, u kap nga Hetimi Doganor.

Fabula e gënjeshtrës ishte se nga fillimi deri në fund, ky ishte një aksion i autoriteteve shqiptare, që kishin zbuluar dyshemenë e dyfishtë të kontenierit, kishin njoftuar policinë, organizuar aksionin, vëzhguar magazinën në Maminas dhe se kishin kapur në fund 613 kg kokainë.

Pjesë e gënjeshtrës u bë edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që iu desh të korrigjojë vetveten për falenderimet e agjensive të tjera. Pjesë e gënjeshtrës u bënë edhe zyrtarë të tjerë të policisë apo doganave që akuzonin gazetarët, se nuk besonin që ata kishin qenë të aftë të zbulonin një ngarkesë të tillë kokaine dhe ta kapnin atë.

Por ky version ka rënë nga një njoftim që Marina Kombëtare Kolumbiane ka nxjerrë për 613 kilogram kokainë që u kapën në Durrës. Në këtë deklaratë thuhet qartë se në operacion morën pjesë jo vetëm Marina Kombëtare Kolumbiane, por edhe agjensi të tjera të huaja ku bën pjesë edhe ajo shqiptare.

Roli i policisë shqiptare ka qenë që të jepte goditjen e fundit, për bllokimin e kokainës, pasi kontenieri ndiqej përgjatë gjithë udhëtimit nga Kolumbia. Marina kolumbiane shpjegon se kokaina u ble për 37 milion euro në Kolumbi dhe pagesa iu bë Kartelit të Golfit.

"Gjatë një operacioni të koordinuar me pjesëmarrjen e Marinës Kombëtare Kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe Policinë Shqiptare, në portin e Durrësit, në Shqipëri u konfiskuan 613 kilogramë hidrokloruri kokainë.

Droga e konfiskuar u gjet e fshehur në një kontenier me dysheme të dyfishtë të ngarkuar me banane që ishte nisur nga Kolumbia. Njoftimi i Marinës Kombëtare të Kolumbisë thotë se anija kaloi në disa porte europiane para se të mbërrinte në destinacion në portin e Durrësit.

Kokaina u kap falë informacionit të administruar nga agjensitë pjesëmarrëse që i dhanë mundësinë policisë shqiptare të organizojë një plan për kapjen e sasisë së drogës, në pronësi të një kompanie shqiptare.

Gjatë operacionit thuhet në njoftimin e autoriteteve italiane u kapën dy persona: shoferi i kamionit dhe nëpunësi i kompanisë. Gjithashtu policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë, që shpreson ta kapë pas bashkëpunimit me policitë e tjera" thuhet në njoftim.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në...

15:59

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI