Flash

Regjimi sirian nuk ndal sulmet/ 107 civilë të vrarë 72 orë pas vendimit për armëpushim

Lapsi.al 1 March 2018
Regjimi sirian nuk ndal sulmet/ 107 civilë të vrarë 72 orë

Të paktën 107 persona, prej të cilëve 34 fëmijë dhe 18 gra, kanë humbur jetën nga bombardimet qeveritare, 72 orë pas shpalljes së armëpushimit nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në sulmet e forcave të regjimit në Idlib, Humus dhe rajonet rurale të Damaskut (ku bën pjesë dhe Guta Lindore), kanë humbur jetën 83 civilë prej të cilëve 18 fëmijë dhe 13 gra.

Në sulmet ajrore të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, ISIS, kanë humbur jetën 16 civilë prej të cilëve 10 fëmijë dhe 4 gra. Nga ana tjetër, ISIS ka vrarë 4 fëmijë.

Në raportin e 'Rrjetit të të Drejtave të Njeriut në Siri' bëhet e ditur se në mesin e vendeve të bombarduara nga forcat e regjimit nuk gjendet asnjë qendër ushtarake por që objektivat e goditura janë vendbanime të civilëve ku bëjnë pjesë një xhami dhe një treg.

Më 24 shkurt, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë për armëpushim një mujor në Siri në mënyrë të arritjes së ndihmave humanitare si dhe evakuimin e personave të sëmurë rëndë dhe të lënduarve nga Guta Lindore e cila gjendet nën rrethimin e regjimit.

Të këshilluara

I ftohti ekstrem/ 24 viktima në Europë

Deri tani, të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të acartë në Europë. Në Poloni raportohen 9 viktima, në Francë raporohen 4, në Lituani 5,...

17:54

Itali/ Berlusconi 'zgjedh' kryeministrin

Silvio Berlusconi e bëri të qartë se nëse blloku i tij i qendrës së djathtë fiton zgjedhjet në 4 mars, emri që do të propozojë për kryeministër do të jetë ai i ...

16:25

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI