Flash

Kush fshihet pas 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës

Lapsi.al 28 February 2018
Kush fshihet pas 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në

Duket e pabesueshme që 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj të kenë qenë bosët e mëdhenj të trafikut të 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës e më tej në Europë.

Pezaku (shofer i kamionit) dhe Lushaj janë të vetmit të arrestuar nga policia për kamionin e ngarkuar me banane dhe kokainë në magazinën në Maminas.

Autoritetet shqiptare e kanë të qartë se janë afër një “peshku të madh”, emri i të cilit lidhet me sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.

Nga një kërkim i thjeshtë në internet del se kompania Arbri garden ka kryer dhjetëra rrugë të tjera nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Portit të Durrësit. Pra aktiviteti i saj i tregtisë së frutave vazhdonte prej vitesh.

Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme.

Deri tani policia ka në pranga dy 25 vjeçarë. Të dy i mban përgjegjës për transportin e 180 milion eurove drogë, një fakt i vështirë për t’u besuar. Sfida është kapja e bosit të vërtetë të drogës, personit që ka marrë përsipër hyrjen, magazinimin dhe daljen e kokainës nga Shqipëria duke shfrytëzuar lidhjet me autoritetet shqiptare.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të dhënat e policisë për Operacionin “Last Snow”

Kokaina e sekuestruar - 613 kilogram dhe 350 gram

Vlera e kokainës - 180 milion euro

Itinerari i Kontenierit me kokainë: Kolumbi-Itali-Maltë-Shqipëri

Mbërritja e kontenierit në Durrës -19 shkurt 2018

Operacioni i policisë në Maminas- 27 shkurt 2018

Kompania porositëse “Arbri Garden” shpk, i shpallur në kërkim: Arbër Çekaj

Të arrestuar:

- Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë

- Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës

Të këshilluara

Kullat/ Si kanë ndryshuar alibitë e Veliajt

Edhe në daljen e tij të fundit publike në emisionin “Opinion”, Erion Veliaj u mundua t’i bishtnonte premtimit spektakolar se ai nuk do të jepte leje ndërtimi në...

15:59

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI