Flash

Sherri me Tan Hoxhën/ Pse doli Berisha nga binarët?

Lapsi.al 27 February 2018
Sherri me Tan Hoxhën/ Pse doli Berisha nga binarët?

Shumëkush ka mbetur mbrëmë i habitur, i shokuar, i tmerruar kur ka parë ish presidentin e vendit të vet për 5 vite dhe kryeministrin e Shqipërisë për 8 vite, të ndërhynte në emision live si një keqbërës ordiner. Pavarësisht se tema e emisionit të Eni Vasilit ishte krejt tjetër gjë, Berisha e quajti si pa të keq gazetarin Artan Hoxha, si vrasës dhe zhdukës dëshmitarësh. Megjithëse ky i fundit ia ktheu një më një reston, duke i përmendur vrasjet e Tropojës, zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe së fundi tentativën për të mbuluar krimin e 21 janarit, pyetja që mbetet pezull është: Ç’ishte ky shpërthim prej një njeriu anormal? Si mund të ndërhyjë një politikan i rangut të tij, në emisionin e një televizioni lokal dhe të replikojë me një gazetar të kronikës së zezë?

Në asnjë vend të botës së qytetëruar, sado që të kërkosh, nuk gjen shembuj ku absurdi të ketë mbërritur deri në këto limite.

Po atëherë ç’ndodhi?

Shumë kolegë të majtë e kanë shpjeguar përplasjen e djeshme si një inat të akumuluar të ish kryeministrit të 21 janarit, ndaj gazetarit që nxorri me zë dhe me figurë, provën e pakundërshtueshme të vrasjeve që ishin bërë nga selia e kryeministrisë.

Pa dyshim që kjo e shkuar e përbashkët ka ndikuar në emocionalitetin e Berishës. Ajo e ka bërë atë të marë flakë dhe të ndërsehet keqaz.

Por arsyeja më e thellë e këtij shpërthimi iracional duhet kërkuar ndoshta më tej. Pikërisht tek marrëveshja e detit, për të cilën po flitej në studio përpara se Berisha të futej në linjë telefonike.     

Shkak u bë një deklaratë e Artan Hoxhës, që kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për Berishën, pas akuzave të këtij të fundit për një nga negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi.  “Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës. Ose ky fundit ka të drejtë dhe Artur Meçollari ka qenë spiun dhe duhet të japë llogari, ose Berisha duhet dënuar për shpifje” tha Hoxha.

Menjëherë pas kësaj, u bë nami. Dhe kjo, jo vetëm për faktin e thjeshtë se atë deklaratë e bëri ish gazetari që zbuloi krimin e 21 janarit, por për faktin se Berisha po tregon që bëhet gjithnjë e më nervoz nga biseda se ai e ndau në mënyrë të padrejtë detin me grekët. Sa herë në publik hapet tema e faljes së plot 250 km det për Greqinë, ish kryeministri del nga binarët. I bindur se kjo histori së bashku me rënien e shtetit në ‘97, me vrasjet e 21 janarit do ta ndjekë nga pas si një  nga njollat më të errëta të karrierës së tij plot ulje ngritje.

Dhe këtu ndoshta duhet kërkuar arsyeja e vërtetë e tërbimit të tij.

©Lapsi.al

https://www.dailymotion.com/video/x6fbydk

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI