Flash

Protesta në Ukrainë, 14 policë të plagosur nga bombat molotov

Lapsi.al 27 February 2018
Protesta në Ukrainë, 14 policë të plagosur nga bombat

14 policë kanë mbetur të plagosur nga përleshjet me protestuesit anti-qeveritar në Kiev.

Protesta ka qenë e dhunshme. Sipas njoftimit të policisë, konflikti nisi pasi policët ndaluan protestuesit që të djegin goma pranë Parlamentit.

Në këtë moment, protestuesit filluan të gjuanin policinë me gurë dhe bomba molotov. Policia në Kiev thotë se për këtë rast është nisur një hetim.

Në seancën plenare të mbajtur sot, ligjvënësi ukrainas, Anton Herashcheko tha se përleshjet janë “provokim” dhe akuzoi partinë opozitare Lëvizja e Forcave të Reja për organizimin e protestave, njofton rel.

Kjo parti, që udhëhiqet nga ish-presidenti gjeorgjian, njëherësh ish-guvernator i rajonit Odesa të Ukrainës, Mikheil Saakashvili, ka mohuar përfshirjen në këto protesta. Saakashvili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt.

Të këshilluara

Itali/ Berlusconi 'zgjedh' kryeministrin

Silvio Berlusconi e bëri të qartë se nëse blloku i tij i qendrës së djathtë fiton zgjedhjet në 4 mars, emri që do të propozojë për kryeministër do të jetë ai i ...

16:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI