Flash

VIDEO/ “Pajtohen” Conte dhe Mourinho, çfarë nuk u pa në TV

Lapsi.al 25 February 2018
VIDEO/ “Pajtohen” Conte dhe Mourinho, çfarë nuk u pa

Ata nuk lanë gjë pa i thënë njëri - tjetrit. E quajtën njëri tjetrin “palaço”, “mashtrues”, “gënjeshtar”, “dështak”, madje edhe “të dënuar për trukim”. Këtë të diel trajneri i Chelsea, Antonio Conte dhe ai i Manchester United, Jose Mourinho duket se i “harruan” të gjitha.

E takuan njëri-tjetrin në fillim të takimit, ndërsa kanë shkëmbyer duart ftohtësisht edhe në fund të tij. Në të dyja rastet ishte Mou ai që iu zgjati i pari dorën nga kolegu.  Madje mediat kanë publikuar edhe një moment gjatë ndeshjes kur portugezi i është drejtuar duke qeshur italianit duke i marrë edhe atij një buzëqeshje.

Nuk dihet çfarë i tha Mou-Contes, por gjithçka ndodhi kur kamera fokusoi edhe Matic, lojtar që u largua nga “Blutë e Londrës” për te “Djajtë e Kuq” dhe që Conte është kritikuar shpesh që e la atë të largohet. Pajtim? Mediat britanike thonë jo, por dy trajnerët kanë dashur të tregojnë se janë xhentëllmenë në fushë. 

“Djajtë e kuq” fituan 2-1 sfidën e luajtur në “Old Trafford” megjithëse ishin “blutë” e Londrës ata që shënuan të parët.©LAPSI.al 

https://cdnja.b-cdn.net/mp4/dz/dZy.mp4

 

Të këshilluara

Kukësi triumfon ndaj Laçit

Kukësi fitoi 1 – 0 me Laçin në “Zeqir Ymeri”. Goli në sfidën e javës së 21-të u shënua në minutën e 80’, kur kurbinasit ishin me 10 lojtarë për shkak të një kar...

17:33

VIDEO/ Shaktar Donetsk përmbys Romën

Shakhtar Donetsk ka arritur një fitore 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Ishin italianët që kaluan të parët në epërsi ...

22:50

FOTO/ Elisabetta, tifozja seksi e Juventus

Quhet Elisabetta Galimi. Është një nga modelet më në zë të momentit në Itali. Mediat sportive italiane i japin shpesh hapësirë pasi njihet si tifoze e zjarrt...

21:32

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI