Flash

Këshilli i Sigurisë së OKB: 30 ditë armëpushim në Siri

Lapsi.al 24 February 2018
Këshilli i Sigurisë së OKB: 30 ditë armëpushim në

Këshilli i Sigurimit të OKB ka aprovuar rezolutën për 30 ditë armëpushim në Siri. Rezoluta për armëpushim u miratua në mbledhjen e kësaj të shtune në OKB dhe vjen pas bombardimeve të fundit në Siri.

Këshilli prej 15 anëtarësh votoi për të lejuar dërgesat e ndihmave mjekësore dhe evakuimet.

Votimi ishte vonuar disa herë që nga e enjtja ndërsa anëtarët këmbëngulën për të arritur një marrëveshje. Ndërsa Rusia, një aleate e qeverisë së Sirisë, donte ndryshime.

Diplomatët perëndimorë akuzuan Rusinë se ishte ajo që po zvarriste kohën për armëpushim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më parë tha se situata në Ghouta Lindore ishte si "ferri në Tokë". Ndërsa i dërguari i SHBA në OKB bëri thirrje që armëpushimi të zbatohej menjëherë.

Më shumë se 500 civilë janë vrarë gjatë një jave nga bombardimet e forcave qeveritare në Ghouta Lindore në Siri.

Sipas Observatorit Sirian të Drejtave të Njeriut mes viktimave 121 janë fëmijë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI