Flash

SHBA shton sanksione të tjera ndaj Koresë së Veriut, a ndikohen relatat Seul-Phenian?

Lapsi.al 23 February 2018
SHBA shton sanksione të tjera ndaj Koresë së Veriut, a ndikohen

Presidenti amerikan Donald Trump do të publikojë pakon e re të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila do të jetë më e madhja që është vendosur deri tani ndaj Phenianit.

Sipas paralajmërimeve, sanksionet e reja do të përfshijnë 52 anije dhe kompani tregtare transportuese, të cilat ndihmojnë autoritetet në Phenian “t’i shmangin sanksionet”, të vendosura si përgjigje të provave bërthamore dhe programit për zhvillim të raketave balistike.

Qëllimi i këtyre sanksioneve, të cilat do t’i prezantojë Ministria amerikane e Financave, është “kufizimi i burimeve të të hyrave dhe të naftës, të cilat regjimi i shfrytëzon për financimin e programit të tij bërthamor dhe ushtrisë”. 

Analistët vlerësojnë se përforcimi i paralajmëruar shtesë i sanksioneve nga ana e SHBA-së, mund t’i shkatërrojë përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve mes Phenianit dhe Seulit, që u përmirësuan në vigjilje të Lojërave Olimpike Dimërore, të cilat po mbahen në qytetin jugokorean Pjongçang dhe të cilat kanë përfshirë edhe paralajmërime për takime të mundshme të liderëve të Koresë Veriore dhe Jugore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI