Flash

Plas sherri/ Mourinho i drejtohet Pogba: Unë jam shefi këtu!

Lapsi.al 23 February 2018
Plas sherri/ Mourinho i drejtohet Pogba: Unë jam shefi këtu!

Mediat britanike hedhin më shumë dritë mbi përplasjen e fortë brenda Manchester United. Talenti francez është lënë në stol në ndeshjet e fundit nga trajneri, gjë që nuk i ka pëlqyer lojtarit. Pas zërave se mes trajnerit portugez Jose Mourinho dhe mesfushorit Paul Pogba ka një marrëdhënie të acaruar mësohet se mes tyre është zhvilluar një takim mes të dyve në zyrën e Mourinhos në Carrington. Burime të medieve britanike thonë se takimi nuk ka qenë aspak i qetë.

“The Sun” shkruan se Pogba i ka bërë të ditur Mourinhos se nuk është aspak i kënaqur me situatën në të cilën gjendet. Këtë gjë ai ua ka shprehur edhe shokëve të tij duke theksuar se nuk mbështet skemat e trajnerit. Këto fjalë e kanë acaruar trajnerin që i është drejtuar lojtarit me fjalët: “Shikoje çfarë shkruan në derën time kur të dalësh jashtë. Aty thotë se unë jam trajneri. Unë jam shefi këtu”, - citohet të ketë thënë Mourinho. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Shaktar Donetsk përmbys Romën

Shakhtar Donetsk ka arritur një fitore 2-1 ndaj Romës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Ishin italianët që kaluan të parët në epërsi ...

22:50

FOTO/ Elisabetta, tifozja seksi e Juventus

Quhet Elisabetta Galimi. Është një nga modelet më në zë të momentit në Itali. Mediat sportive italiane i japin shpesh hapësirë pasi njihet si tifoze e zjarrt...

21:32

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI