Flash

Përplasja me Lapsi.al/ Veliaj kapet në gënjeshtër flagrante në Opinion

Lapsi.al 23 February 2018
Përplasja me Lapsi.al/ Veliaj kapet në gënjeshtër flagrante

Erion Veliaj ka gënjyer mbrëmë në “Opinion” në mënyrë meskine dhe të paskrupullt. Ai u pyet nga kryeredaktori i lajmeve TV Klan, Fatos Hakorja, se si qe e mundur që ka zbardhur një leje ndërtimi në mes të Tiranës, pas restorant Piaza, kur një nga pronarët e tokës nuk ka dhënë konsensusin për një gjë të tillë? Pra një skandal flagrant që nuk kishte guxuar ta bënte më parë as Edi Rama dhe as Lulzim Basha si paraardhës të tij në bashki.

Lapsi.al e botoi pak ditë më parë këtë skandal duke denoncuar këtë akt të pastër shpërdorimi detyre.

Por Erion Veliaj dje është mbrojtur në mënyrë të turpshme, duke mos u marrë me faktin por duke thënë se miqtë e tij tek stilolapsi e kanë botuar këtë lajm nga naiviteti, vreri, apo inati. Ai ka thënë pastaj se pronari i dëmtuar i tokës, i ka dhënë vetëm gjysmën e dosjes medias tonë, pra duke nxjerrë në fund të saj një përfundim të pasaktë.

Pallati pas restorant Piaca ku po ndertohet ne keto momente

Këto pehlivanllëqe prej aktori amator cirku që “e sulmojnë vetëm ngaqë punon shumë” (në fakt e mbrojnë shumë pronarët e mediave se i mban me leje të gjithë), nuk bindin akënd.

Lapsi.al e siguron Veliajn se e disponon dosjen e plotë që kur e dha lejen e parë Edi Rama në 4 shkurt 2003. Ne kemi mbi tryezë të gjitha vendimet e gjykatave si dhe refuzimet që bashkia e Bashës dhe e Ramës kanë bërë për ta lejuar fillimin e ndërtimit.

Vërtet administra e bashkisë aktuale është detyruar ta ripërtërijë lejen për 4 vjet me vendim gjykate, por atë s'e pengonte askush ta mbante pezull zbardhjen e saj, ashtu sikurse bënë paraardhësit, derisa të zgjidhej çështja e pronësisë.

Vetëm një interes çmendurisht i madh mund ta detyronte Erion Veliajn të lejojë fillimin e ndërtimit pa konsensusin e pronarëve.

Kjo dhe vetëm kjo është e vërteta.

Për t’u bindur edhe ata që kanë dyshime, Lapsi.al po boton edhe videon e plotë se si u mbrojt kryebashkiaku, edhe shkrimin investigativ që ne botuam pak ditë më parë (shiko poshtë).

Gazetarët tanë janë të gatshëm edhe të debatojnë me kryebashkiakun në çdo studio, bashkë me palët e interesuara, nëse ai pretendon se kjo është një punë zilie apo vreri dhe jo një aferë kokë e këmbë korruptive.

©Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x6f6ud6

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI