Flash

Zbulohet fjalimi sekret i Ramiz Alisë: Po doli populli në rrugë do ketë gjakderdhje

Lapsi.al 21 February 2018
Zbulohet fjalimi sekret i Ramiz Alisë: Po doli populli në rrugë

Një pjesë e fjalimit të Ramës Alisë së 20 shkurtit të 1991 është bërë publik sot, ku paralajmëronte për gjendje të jashtëzakonshme. Fjalimi është publikuar nga historiani Kastriot Dervishi i cili shkruan se Alia e shikonte të zymtë situatën.

"R.Alia në mbrëmjen e 20 shkurtit 1991: Do shpall gjendjen e jashtëzakonshme, do ketë gjakderdhje nëse populli del në rrugë. Mbrëmjen e datës 20 shkurt 1991 u zhvillua takimi me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë së Punës, Partisë Demokratike, Partisë Republikane dhe organizatave të masave si: Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë, Bashkimi i Grave të Shqipërisë dhe Bashkimi i Gazetarëve, në lidhje me gjendjen e tensionuar në vend. I pranishëm ishte edhe kryeministri Adil Çarçani. Mbledhjen kryesoi kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, i cili ka deklaruar se do vendosë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, duke i kërkuar popullit të mos dilte në rrugë se ndryshe do niste gjakderdhja. Dy takimet e mbrëmjes së 20 shkurtit nuk kanë qenë të njohura. Deklarimi i mëposhtëm i takon mbledhjes së parë", - shkruan Dervishi.

Pjesë nga fjala hyrëse e Ramiz Alisë

“Unë kam dy gjëra: e para, unë do të vendos menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme dhe për këtë do të shpall mobilizimin, sepse vandalizmat dhe gjërat më armiqësore që mund t’i bëheshin këtij populli nuk mund të tolerohen dhe nuk do të tolerohen. Këtë ta kemi të qartë.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mund të bëhet mjet për të vendosur rregull, ashtu siç mund të bëhet edhe shkas për të derdhur gjak. Si duket, njerëz për të pirë gjak kanë nevojë. Ky është një skenar i përpunuar dhe ata që e kanë përpunuar ne do t’i gjejmë. Kjo duhet të jetë e qartë që në situata të jashtëzakonshme do të qëllojmë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Në këto situata kërkoj nga ju vetëm një gjë, kërkoj që t’i bëni thirrje popullit të qetësohet e të rrijë brenda në shtëpi dhe brenda në qendra pune, ndryshe po doli në rrugë, do fillojë gjakderdhja. Këtë po jua them në mënyrë kategorike. Rreth kësaj çështjeje, desha ndonjë mendim nga ju, tjetër nuk kam asnjë për të diskutuar”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI