Flash

Studimi/ Krimi kibernetik shkakton 600 miliard dollarë dëme në vit

Lapsi.al 21 February 2018
Studimi/ Krimi kibernetik shkakton 600 miliard dollarë dëme në

600 miliard dollarë dëme në vit shkakton krimi kibernetik. Ky është përfundimi i arritur nga "McAfee", kompani e specializuar kundër sulmeve informatike.

“Dixhitalizimi ka transformuar pothuajse të gjitha aspektet e jetës sonë, veçanërisht nocionin e rrezikut dhe kriminalitetit, kështu që aktiviteti kriminal është më efikas, më pak i rrezikuar, më rentabël dhe më i lehtë se kurrë”, - shkruan Steve Grobman, ekspert i shoqërisë ”McAfee”.

 

Studimi tregon gjithashtu rëndësinë e gjeopolitikës.

“Rusia është lider në krimin kibernetik, në sajë të nivelit të hakerave dhe shkeljes së ligjeve perëndimore”, - theksoi zëvendëspresidenti i CSIS, James Leëis.

“Koreja e Veriut renditet e dyta duke përdorur kriptomaninë për të financuar regjimin e saj, por ne shohim sot një numër në rritje të qendrave të tjera të krimit kibernetik (…) si Brazili, India dhe Vietnami”,  -shtoi ai.

Grabitja e pronës intelektuale ka përbërë rreth një të katërtën e kostos totale të krimit kibernetik në 2017, zbulon gjithashtu raporti, që thekson se vendet më aktive në piratimin informatik kanë specialistët e tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI