Flash

Shëndeti i grave dhe vajzave, Spitali Amerikan një dhuratë për festat e 7- 8 marsit

Lapsi.al 21 February 2018
Shëndeti i grave dhe vajzave, Spitali Amerikan një dhuratë

Një paketë të plotë ekzaminimesh dedikuar të gjitha vajzave dhe grave me rastin e festave të 7- 8 marsit. Këto ditë, përveçse ditë festash, duhen konsideruar nga cilado grua e nënë ditë kontrollesh e më shumë kohë për veten.

Të jesh një grua e emancipuar, para së gjithash do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd. Vetëm duke u ekzaminuar në kohë dhe periodikisht, shëndeti i gruas është i sigurtë dhe parandalohen në kohë sëmundje të rrezikshme, të cilat mund t’u kushtojnë shtrenjtë jo vetëm atyre, por gjithë familjes.

Me një paptest një grua mund të parandalojë e identifikojë në kohë një tumor të qafës së mitrës, i cili në stadet e para është lehtësisht i trajtueshëm. Me një mamografi, një grua mund të kapë në kohë një tumor të gjirit, i cili sot është një nga tumoret më të rrezikshme tek femrat. Me analizat e urinës dhe analizat e gjakut janë gjithashtu një sërë problemesh me shëndetin, të cilat lehtësisht mund të kontrollohen.

Spitali Amerikan ua sjell grave dhe vajzave të gjitha këto ekzaminime si një paketë të vetme duke përfshirë edhe një vizitë tek mjeku i përgjithshëm. Shëndeti i gruas është parësor për Spitalin Amerikan, sepse për ne të përqafosh jetën do të thotë që gruas, burimit të jetës, t’i kushtosh vëmendjen e duhur. Ndaj për festat e 7- 8 marsit mësueses, nënës, apo bashkëshortes mund të jeni ju që t’i dhuroni diçka vërtet me vlerë jo vetëm për të tashmen, por edhe për një të ardhme të shëndetshme. Zgjidhni paketën “DEDIKUAR FEMRËS” e cila me një vlerë 5000 lekë përfshin ekzaminimet :

-Eko Gjiri ose mamografi

-Vizite Mjeku pergjithshem

-Paptest

-Kulturë Vaginale

-Urine Komplet

-Gjak Komplet

Për nënën, gruan, motrën bëj dhuratën më të mirë, shëndetin.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI