Flash

Presidenti i përbashkët/ Loja prej skuthi me bashkimin kombëtar

Lapsi.al 20 February 2018
Presidenti i përbashkët/ Loja prej skuthi me bashkimin kombëtar

Edi Rama nuk ka thënë sot në Top Channel asgjë më shumë sesa ajo që kishte thënë dje në të njëtin ekran gazetari Baton Haxhiu: Se deklarata e tij për një president të përbashkët të shqiptarëve në të ardhmen, ishte nxjerrë nga konteksti. Pas reagimeve të shumta të faktorëve të brendshëm, të fqinjëve tanë, por edhe të BE, kryeministri u detyrua të tërhiqej në Tiranë nga ajo që kishte nxjerrë nga goja në Prishtinë.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo.

Në fakt në parlamentin e Kosovës Rama deklaroi se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.

Ishte kjo imagjinatë e tepruar që e detyroi BE të ndërhynte duke nënvizuar se ajo është “Kundër deklaratave që mund të interpretohen si ndërhyrje. Deklarata e Ramës nuk ndihmon për një fqinjësi të mire”.

Duke u nisur nga fjalimi i kryeministrit shqiptar komentuesi kosovar, Enver Robelli e quajti atë si një tentativë për provokim të ndërkombëtarëve dhe për mospërfillje të mikpritësve. Lidhur me të gazetari shqiptare Mero Baze shkroi se është një qëndrim që nuk provokon shqiptarët, por perndimorët, megjithëse këta të fundit nuk e marrin seriozisht se i njohin tekat populiste të liderëve ballkanikë.

Duke parë gjithë këtë rrëmujë dhe zhurmë që krijoi, njësoj si atëherë kur tha se nëse Europa nuk integron shqiptarët, ata do të shkojnë drejt bashkimit, Rama vendosi të bëjë një hap pas.

Ai tani thotë se shprehja e tij u nxor nga konteksti.

Por në fakt çështja shtrohet ndryshe: Me ç’qëllim e futi ai në kontekst në fjalimin e Prishtinës idenë e një Presidenti të përbashkët, që nuk do të thotë as më pak e as më shumë sesa një thirrje për bashkim kombëtar?

Nuk është një mëkat t'a kesh këtë aspiratë. As të punosh për të apo të besosh tek ajo. Por nëse e ke vërtet ajo nuk bëhet me batuta të çala dhe me stilin fëmijënor të hedhjes së gurit e të fshehjes së dorës. Se kështu ajo nuk është as një kredo dhe as një besim, por thjesht një lojë prej skuthi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI