Flash

Studimi: Njerëzit nuk i kanë frikë alienët, përkundrazi i pëlqejnë

Lapsi.al 19 February 2018
Studimi: Njerëzit nuk i kanë frikë alienët, përkundrazi

Ideja që mund të ekzistojnë civilizime jashtëtokësore nuk i tremb njerëzit, përkundrazi u pëlqen shumë.

Ky është rezultati i tre studimeve të publikuara në revistën shkencore “Frontiers in Psychology” dhe të zhvilluara në SHBA nga Universiteti i Shtetit të Arizonës, bazuar në analizimin e artikujve dhe intervistave të publikuara nëpër gazeta.

“Nëse do të gjendeshim ballë për ballë me jetë aliene do të ishim shumë të lumtur. Deri tani ka pasur shumë spekulim se si do t’i përgjigjeshim këtij lloji njoftimi, por në fakt gati nuk ka aspak studime empirike”, theksoi koordinatori i njërit prej kërkimeve, Michael Varnum.

Në studimin e parë janë analizuar artikujt e publikuar nga viti 1996, viti që u zbulua meteori që kishte ngritur hipotezën e ekzistencës së mikroorganizmave të fosilizuara, deri tek lajmet e fundit mbi zbulimin e “Tabby Star”, që ka ushqyer imagjinatën për ndërtime gjigante nga një civilizim alien dhe mbi asteroidin “Oumuamua” që kishte ardhur nga një sistem i ri planetar.

Duke analizuar gjuhën e gazetave me ndihmën e një programi, janë shfaqur emocione dhe qëndrime gati gjithnjë e më pozitive.

Në studimin e dytë të njëjtët studiues i kanë kërkuar 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre të mundshme ndaj njoftimit të zbulimit të jetës jashtëtokësore në formën e mikroorganizmave, edhe në këtë rast përgjigjet kanë qenë optimiste.

Në studimin e trete i është kërkuar më shumë se 500 personave të shkruajnë reagimet e tyre mbi dy zbulime të së shkuarës të përshkruara nëpë gazeta, gjurmët e mundshme të mikroorganzimave antike në një meteor marsian dhe krijimi i jetës njerëzore sintetike në laborator, edhe në këtë studim kanë mbizotëruar emocionet pozitive.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI