Festimi i Mohammad Mohebi të Iranit pas golit të shënuar në Botëror kundër Zelandës së Re ka shkaktuar debat për gjestin që u bë viral si “festimi me pistoletë”.
Sot pritet të zhvillohet sot seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antiko...
08:25
Rita Ora dhe Dua Lipa, historia e një konflikti/ Si u tensionua raporti mes tyre
Lapsi.al19 February 2018
“Bac, çikat na zbardhen fytyrën”. Ky slogan ka përshkruar më së miri karrierën në botë të dy këngëtareve me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e Dua Lipa. Por, nëse prejardhja nga shteti që të shtunën mbushi 10 vjet po i bashkon ato, Ritan dhe Duan po i ndan shumë fama globale. Ndonëse zhanret e muzikës së tyre diametralisht dallojnë, ka kohë që flitet për konkurrencë e inate mes dy artisteve. Pa marrë parasysh se Rita dy ditë më parë e përmendi suksesin e Duas në botë, kjo e fundit sot duket se nuk po e kalon inatin me bashkëkombësen e saj. Një fotografi e personazhit filmik ‘Borat’ që e shpërndau Lipa në instagram, po interpretohet si sulm për veshjen e Rita Orës me të cilën u ngjit në skenë në koncertin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Rita Ora dhe Dua Lipa kanë pasur rastin që përnjëherë të jenë pjesë e koncerteve dhe evenimenteve të ndryshme e tejet të rëndësishme për industrinë e muzikës. Por, pa marrë parasysh këtë, ato asnjëherë deri më tani nuk janë shfaqur bashkë, sikurse kishte ndodhur pak javë më parë kur Rita e shqiptarja tjetër e famshme në botë, Bebe Rexha, bombarduan rrjetet me fotografinë e takimit të tyre.
Ritan dhe Duan përveç famës i bashkon edhe prejardhja. Familjet e të dyja këngëtareve me famë kanë jetuar në Prishtinë, e më pas janë zhvendosur në Londër.
Megjithatë, disa herë është folur se dy artistet nuk kanë raporte mes tyre. Madje, aludohet edhe për përplasje me njëra - tjetrën.
E si për koincidencë, në prestigjiozen britanike “The Guardian”, sot është publikuar një shkrim ku flitet për preferencat e kosovarëve ndaj dy këngëtareve. Sipas The Guardian, Rita në Kosovë gëzon përparësi ndaj Duas.
“Edhe pse Dua Lipa e lindur në Britani të Madhe nga prindër që e kanë lënë Kosovën në vitet '90 ishte këngëtarja më e dëgjuar në vitin 2017, është Rita Ora ajo që është bërë pop simboli më i madh i qytetit (Prishtinës)”, shkruan The Guardian.
Dua Lipa kishte folur një herë për Ritan, por kishte thënë se nuk e njeh. E kishte fjalën për njohje personale.
“Prindërit tanë njihen mes tyre dhe pak a shumë e njoh motrën e saj, por në përgjithësi e njoh përmes muzikës”, kishte thënë në nëntor të vitit të shkuar krijuesja e hitit “New Rules” që ka kaluar mbi 1 miliard klikime në youtube.
Po në atë kohë, mediat shkruan se Dua i kishte kërkuar Ritës ndihmë në fillimet e saja në industrinë e showbizit në Londër, pasi fama e Rita Orës veçse kishe marrë jehonë në glob, sidomos pas hitit debutues “Hot Right Now”, e më pas “RIP”.
Por, adhurueseve të të dyja kosovareve iu deshën të presinkatër muaj të tjerë për të marrë një lloj përgjigje nga Rita Ora për Duan.
E ishte pikërisht konferenca që Ora mbajti në Prishtinë, pak para koncertit të saj për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, për të cilin krijuesja e kolonës zanore të pjesës së fundit të filmit “Fifty Shades” erdhi falas që të interpretojë në festë.
Rita Ora tha se është e lumtur për suksesin e Dua Lipës në botë, sikurse edhe për Bebe Rexhen për të cilën tha se tani janë shoqe të ngushta.
Por, Ora iu shmang pyetjes së gazetarëve kosovarë nëse mund të presim ndonjë bashkëpunim mes tre shqiptareve të famshme në gjithë botën.
Ajo zgjodhi të flasë më shumë për Rexhën. Megjithatë, tha se “gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”.
“Sa më shumë që jemi, më të mëdhenj bëhemi”, ishte porosia e Rita Orës që e dha nga Prishtina.
Dy ditë më pas, Dua Lipa për të cilën u tha se refuzoi t’i bashkohet festës së 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, pa pagesë, po duket se nuk e ka ndërmend të tejkalojë ‘inatet’ me bashkëkombësen e saj.
Lipa ka publikuar në instagram një fotografi të personazhit filmik “Borat”, që po interpretohet si përqeshje e veshjes me të cilën u paraqit Rita Ora të shtunën para një turme prej dhjetëra- mijërash që erdhën për ta parë në sheshin e Prishtinës.
Por, kosovarja që ka thyer rekord në youtube si artistja më e re që ka mbledhur një miliard klikime, me hitin “New Rules” jo çdo herë ka pasur inat me shqiptaro- britaniken që para më shumë se dy viteve ishte ftuar nga ish presidenti Barack Obama për të përformuar në Shtëpinë e Bardhë.
Lipa, kur ende nuk kishe debutuar fuqishëm në Britani, kishte thënë se ka ëndërr që t’i ngjajë Rita Orës.
Ndryshe, Rita Ora po shijon suksesin e “For You”, kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, në të cilën edhe interpreton si aktore. Ndërsa, Dua, e cila ka kaluar 1 miliard shikime në youtube, me “New Rules” ka arritur të hyjë në Top 5 të Billboardit amerikan. Pjesë e këtij charti, Dua është edhe me krijimin e fundit të saj “IDGF”, që u lansua në më pak se dy javë më parë.
27 vjeçarja Rita Ora dhe 22 vjeçarja Dua Lipa deri më tash kanë nga një album të suksesshëm të lansuar ndërkombëtarisht. Të dyja albumet i kanë titulluar sipas emrave të tyre, ORA, gjegjësisht Dua Lipa, dhe kanë kryesuar në chartet në Britani. /Express/
Tkurrja e Gjykatës Kushtetuese me vetëm 5 anëtarë krijoi një moment të artë për mazhorancën, që mund ta negociojë kufirin detar me Greqinë, pa pasur frikë se ma...
Sado që është shndëruar në një anekdodë me këmbënguljen e vet në parrullën “të shtunën u martova, të dielën në punë shkova", Erion Veliaj nuk nguron të ecë në r...
Familja Preka ka qenë duke u kthyer nga Velipoja kur ka ndodhur përplasja fatale që i mori jetën Edmond Preka dhe dy fëmijëve të tij. Familja udhëtonte në makin...
Edi Rama ka hedhur në treg një teori të re. Sipas tij të gjitha tensionet me Athinën, prishja e kishës greke të Dhërmiut, provokimet me Akropolin, përmendja e n...
Një studim i thelluar i shkenctarëve dhe nutricionistëve francezë ka mbërritur në përfundimin se ka një lidhje të drejtëpërdrejtë mes ushqimeve të industrializu...
Natën e djeshme është konsumuar një nga ato scoop-e që janë dëshmi flagrante e tezës se politikanët tanë nuk duhen marrë më seriozisht sesa duhen. Se ata uzurpo...
Pas bllokimit të vizës amerikane për të dhe familjen e tij, ish Prokurori i Përgjithshëm i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan, Donald Lu nga Wall Stree...
Në sherrin e madh që ka plasur mes aktorëve të Teatrit Kombëtar, Qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, për shembjen e godinës historike të teatrit Kombëta...
Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politik...
Nga Berat Buzhala
Kjo eshte nje histori e imja personale me Top Channel. Kur e kisha njohur, si e kisha njohur dhe pse e kisha njohur Tanin e Topit? Sonte me...
Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë
Shqipëria ka premtuar se një projekt prej 1.4 miliardë eurosh i lidhur me dhëndrin e Donald Trump do të përmbushë standardet mjedisore të BE-së, tha të hënën komisionerja e Zgjerimit Marta Kos.
Djajtë e Kuq ndalen në rezultatin 1-1 kundër Egjiptit, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët e para në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re.
Mijëra demonstrues kanë dalë në rrugët e Tiranës për më shumë se dy javë tashmë, në një nga lëvizjet më të mëdha protestuese që vendi ka parë në dekada.
Festimi i Mohammad Mohebi të Iranit pas golit të shënuar në Botëror kundër Zelandës së Re ka shkaktuar debat për gjestin që u bë viral si “festimi me pistoletë”.
Djajtë e Kuq ndalen në rezultatin 1-1 kundër Egjiptit, me të dyja skuadrat që ndajnë pikët e para në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Irani dhe Zelanda e Re.
Strategjia e përdorur nga tekniku japonez u bë virale në rrjetet sociale: ai shfaqte një tabelë të madhe me numra të ndryshëm, të cilët korrespondonin me udhëzime të ndryshme për futbollistët.