Flash

Olsi Rama shpërthen ndaj FSHF-së: Me dy standarde, po punon kundër Partizanit

Lapsi.al 19 February 2018
Olsi Rama shpërthen ndaj FSHF-së: Me dy standarde, po punon

Pas humbjes 3-1 në përballjen me Kukësin, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, ka akuzuar hapur gjyqtarin Kridens Meta për vendime të qëllimshme kundër skuadrës së tij. Në emisionin “Gol pas Goli” të Supersport ai deklaroi se tashmë kartoni i kuq ndaj Culum nuk qëndronte dhe tashmë është e qartë që gjithçka bëhet për të ndaluar ecurinë e kësaj skuadre.

“Ka një tentativë për të fabrikuar rezultate kundër Partizanit. Sot ishte evidente, një gjykim skandaloz në disfavor të Partizanit. Për mua është e patolerueshme. Djemtë kanë bërë ndeshje shembullore” – tha Rama.

“E keni me video Bakajn që shan gjyqtarin në Kupë dhe arbitri nuk e dënoi. Komisioni e injoron komplet si fakt. Është me zë dhe figurë. Ky është aplikimi i dy standardeve nga FSHF” - e mbyll kreu i të kuqve. Siç dihet klubi i Partizanit mbështeti Bashkim Finon në garën për kreun e FSHF-së dhe tashmë thotë se kjo po bëhet shkak për persekutim nga ky institucion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI