Flash

Lali Eri përdor Ardit Gjebrean për të gënjyer

Lapsi.al 19 February 2018
Lali Eri përdor Ardit Gjebrean për të gënjyer

Sado që është shndëruar në një anekdodë me këmbënguljen e vet në parrullën “të shtunën u martova, të dielën në punë shkova", Erion Veliaj nuk nguron të ecë në rrugën e tij për furnizimin e publikut me lajme të rreme. Dje bashkia e Tiranës ka shpërndarë një lajm sikur kreu i saj, bashkë me prezantuesin dhe kantautorin Ardit Gjebrea kishte bërë një aksion për mbjelljen e pemëve në liqenin e Farkës (shiko njoftimin poshtë). Pas shpërndarjes së komunikatës, që linte të kuptohej sikur ngjarja kishte ndodhur dje, Veliaj, nuk u mjaftua me kaq. I fiksuar për t’i vajtur deri në fund manipulimit ai shpërndau në Facebook një status me fotografi ku thoshte: "Ja ç'bëri Ardit Gjebrea përpara se të nisë “E diela shqiptare”.

Kronika pastaj u dha në të gjitha lajmet e së dielës, ashtu sikurse tashmë jemi mësuar t'i shikojmë të gjithë: me të njëjtat xhirime nga kamera e bashkisë dhe me të njëjtat sinkrone të përzgjedhura nga zyra e stërmadhe e propogancës së këtij institucioni. Por, Lapsi.al shkoi pak më tej dhe meqënëse në këtë shfaqe të organizuar pa lejuar asnjë gazetar, u mundua të kuptojë se kur ishte zhvilluar ajo. Mbi tre pjesmarrës në këtë show, rrëfyen se ajo qe filmuar nga punonjësit e bashkisë në 5 shkurt, pra plot dy javë më parë.

Atëherë pyetjet që shtrohen si gjithmonë janë: Pse gënjen kryebashkiaku? Pse televizionet e mëdhenj janë nënshtruar deri në atë pikë sa jo vetëm nuk konfirmojnë datën se kur ka ndodhur ngjarja, por janë qërruar as shumë sa shesin në një të dielë me shi, një kronikë që filmohet në një ditë me diell? Pse artistë si Gjebrea, Elvana Gjata, Kastriot Çaushi dhe Ardian Isufi e falin imazhin e tyre për t’i shërbyer propogandës së kryebashkiakut?

©Lapsi.al

[caption id="attachment_276446" align="aligncenter" width="501"] Postimi i Veliajt në Facebook me Ardit Gjebrean[/caption]

 

[caption id="attachment_276448" align="aligncenter" width="553"] Njoftimi nga drejtoria e informacionit në bashkinë Tiranë[/caption]

Kronikat e televizioneve Top-Channel dhe ABC News:

https://www.youtube.com/watch?v=8TfVldkma1E

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1468&v=hFndcsKtnnU

 

Të këshilluara

The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politik...

17:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI