Flash

Identifikohet autori i sulmit me 5 të vdekur në Rusi, ISIS merr përgjegjësinë

Lapsi.al 19 February 2018
Identifikohet autori i sulmit me 5 të vdekur në Rusi, ISIS merr

Autori i sulmit të djeshëm në një kishë ortodokse, në Dagestan të Rusisë, ku 5 gra humbën jetën, u identifikua si Khalil Khalilov, 22 vjeç, banor i Dagestanit.

Shteti Islamik, ISIS, mori përgjegjësinë lidhur me sulmin duke u shprehur se 22-vjeçari ishte një nga ushtarët e tyre.

Edhe pse ditën e djeshme u tha se u qëllua drejt një turme koncerti, sot u konfirmua se Khalilov qëlloi drejt një turme njerëzish që po dilnin nga kisha në një ditë festive.

22-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia në vendin e ngjarjes. Nga sulmi humbën jetën menjëherë 4 gra, ndërsa e pesta u nda nga jeta në spital. Nga sulmi janë plagosur pesë persona të tjerë, duke përfshirë këtu një oficer policie dhe një roje sigurimi, kanë bërë të ditur zyrtarët rusë, teksa shtuan se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

“Sapo përfundoi mesha, njerëzit po fillonin të largoheshin nga kisha. Një person me mjekër vrapoi në drejtim të kishës duke bërtitur: Allahu Akbar teksa nisi të qëllonte me armë”,- është shprehur prifti teksa shtoi se autori kishte në duar një pushkë dhe një thikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI