Flash

Tragjedia në Shkodër/ Fëmijët dhe babai humbin jetën në aksident

Lapsi.al 18 February 2018
Tragjedia në Shkodër/ Fëmijët dhe babai humbin jetën

Familja Preka ka qenë duke u kthyer nga Velipoja kur ka ndodhur përplasja fatale që i mori jetën Edmond Preka dhe dy fëmijëve të tij. Familja udhëtonte në makinën Alfa Romeo që u përplas me një mjet fuoristradë ku udhëtonin dy persona, Sokol Muja dhe Ndrek Gjergji.

Fillimisht nga përplasja ka humbur jetën Edmond Preka. Më pas u raportua se ndërroi jetë foshnja, një djalë disa muajsh. Disa orë më pas, në spital ndërroi jetë vajza e mitur.

Në gjendje të rëndë është edhe vajza tjetër e familjes, ndërsa policia nuk ka nxituar të flasë për shkaqet e ngjarjes.

"Rreth orës 18:00, erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka. Rreth orës 18:10 erdhi Rajani, 8 muajsh i vdekur.

Me dëmtime të rënda erdhi Ajseli 5 vjeçe. Sapo erdhi në spital ndërroi jetë. Në gjendje shumë të rëndë është Noemi, vajza tjetër dhe nëna Evisi. Personat e tjerë të plagosur janë Sokol Mhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje më të mire. Situata është shumë prekëse. Është një prej tragjedive më të mëdhaja që kemi pasur në spital" ka thënë një prej mjekeve të spitalit të Shkodrës.

Të këshilluara

The Guardian: Po negociohet ndarja e Kosovës

Ndarja e Kosovës ka zënë vend sot në një artikull të gazetës prestigjioze britanike The Guardian. Sipas gazetës londineze që u referohet diplomatëve dhe politik...

17:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI