Flash

Rrëfimi i 28 vjeçares nga Tirana: Si e zbulova tradhëtinë e burrit, bisedat perverse në celular...

Lapsi.al 18 February 2018
Rrëfimi i 28 vjeçares nga Tirana: Si e zbulova tradhëtinë

Një 28 vjeçare nga Tirana tregoi se si kishte zbuluar tradhëtinë e bashkëjetuesit të saj me të cilin kishin një vajzë. Në një intervistë për Top Channel, ajo tregoi se kishte punësuar një detektiv privat për të provuar dyshimet se partneri e tradhtonte.

Ajo kishte 6 vjet që bashkëjetonte me njeriun që donte. Lindën një fëmijë dhe fill pas kësaj gjërat ndryshuan.

“Tri vitet e fundit filloi ta mbante telefonin në xhep, nuk e lëshonte kurrë nga dora. Nisi të punonte më gjatë. Vinte në 12, apo 2 të natës, ndërkohë që në mëngjes duhet të ikte në punë dhe prap rrinte deri në 5 të mëngjesit në internet. U çova natën të kontrolloja telefonin dhe shoh biseda me persona të panjohur dhe me profile fals. Kur u kthye nga puna e ballafaqova dhe nuk i pranoi. Mohonte çdo gjë. E mendoja një person të pastër, nuk e mendoja që të arrinte në këtë pikë që të fliste kaq banalitete, kaq perversitete në ato biseda. Një imagjinatë e shfrenuar”, rrëfen 28-vjeçarja.

Prindërit e bashkëjetuesit jo vetëm që nuk e besonin, por e quanin të çmendur 28-vjeçaren.

“Më gënjente aq shumë, saqë edhe unë vete nisja të besoja ndonjëherë që e kisha gabim. Vjehrri, vjehrra më akuzonin që isha çmendur dhe se do të më merrnin vajzën. Ky ishte kulmi i të gjithave dhe nuk më interesonte më. Më interesonte vetëm vajza”, kujton ajo.

Ishte e vendosur t’u provonte të gjithëve që kishte të drejtë, ndaj nisi kërkimet për një detektiv privat.

“Kontaktova në internet me një nga detektivët privatë. Nuk ishin vetëm detektivë, por ishin edhe psikologë të mirë. Lidha një kontratë shërbimi me detektivin privat. Ata mendonin që 14 ditë ishte një kohë e mjaftueshme për ta parë se ku shkon, me kë shoqërohet dhe çfarë bën. Isha e gatshme që të bëja gjithçka për të zbuluar të vërtetën. E kishin kapur në momente kompromentuese, duke u puthur dhe duke u përkëdhelur në zona intime në një ambient publik”, shton 28-vjeçarja.

Si u ndje kur pa fotot e tradhtisë?

“U ndjeva e lehtësuar sepse doli e vërteta dhe unë isha në rregull. E dija se çfarë më priste. Isha e parapërgatitur për tradhtinë. Vjehrri u trondit më shumë. Më kërkoi falje dhe prej atij momenti, thjesht i kam thënë që të largohet nga jeta ime dhe nuk dua t’i shoh më. Vajzën nuk ua kam ndaluar që ta shohin, mund ta shohin sa herë të duan, por gjithmonë në praninë time”, thotë ajo.

Po kur ballafaqoi ish-bashkëjetuesin e saj me këto foto?

“Thjesht po kërkon të ndahesh më tha. Deshe të ndahesh nga unë! Ja arrite qëllimit – më tha dhe u largua. Prap mua më ngeli faji, por asgjë nuk krahasohet me çlirimin që kam brenda. Nuk krahasohet as pagesa. Jam e lehtësuar totalisht që nuk e kam më pranë vetes”, shton ajo.

A ja ka rekomanduar njeriu tjetër shërbimin e detektivit privat?

“Po ja kam rekomanduar para dy javësh një shoqes time që kishte probleme me tradhti bashkëshortore, akoma më keq se unë, sepse dhunohej sistematikisht nga i shoqi”, tregon 28-vjeçarja.

Një investigues heton që nga tradhtia bashkëshortore e deri tek mashtrime financiare, vjedhje teknologjie, aksidente rrugore, vrasje të pazbuluara, zhdukje të personave e të tjerë.

Të këshilluara

Ngjyra më trend për sytë (FOTO)

Deri dje të gjithë e kemi përdorur trendin më të bukur të syve që 2017 solli, tonin e kuq. Megjithatë përgjatë këtij viti do dashuroheni pas një tjetër ngjyr...

18:15

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI