Flash

Kryeministri izraelit në Mynih: Kërcënimi më i madh i botës, Irani

Lapsi.al 18 February 2018
Kryeministri izraelit në Mynih: Kërcënimi më i madh i

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyhu, ka thënë se Irani përfaqëson “kërcënimin më të madh në botë”, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të luftuar “regjimin” e Teheranit që “kërcënon paqen”.

Ai i ka bërë këto deklarata në paraqitjen e tij të parë në Konferencën për Siguri në Mynih.

Netanyahu gjithashtu kritikoi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas së cilës Teherani duhet të ndalojë programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Sipas tij, kjo marrëveshje nuk e ka bërë Iranin më të matur qoftë në nivelin vendor apo atë ndërkombëtar.

Netanyahu ka thënë se ka “ngjashmëri” në mes të Iranit dhe Gjermanisë Naziste, duke thënë se udhëheqësia iraniane dëshiron ta shkatërrojë Izraelin.

Netanyahu ka paralajmëruar, se Irani nuk duhet “të testojë vendosshmërinë e Izraelit”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI