Edi Rama ka hedhur në treg një teori të re. Sipas tij të gjitha tensionet me Athinën, prishja e kishës greke të Dhërmiut, provokimet me Akropolin, përmendja e ndryshimit të emrave me dhunë, nuk kanë qenë shpërthime të kontrolluara, por një strategji e menduar me kujses. Ajo që është përpjekur ai të argumentojë në emisionin e Baton Haxhiut « Zona e debatit » konsiston në shprehjen e Mao Ce Dunit : Turbullo që të qetësohet.
Rama sipas rrëfimit të tanishëm i ka ngritur vetë tensionet, për t’i detyruar grekët të ulen në tryezë.
Historia sipas Ramës, ka nisur me vendimin e Greqisë për të kërkuar naftë në zonën detare mes dy vendeve, aty nga viti 2015.
“Pasi pala greke ka hapur një procedurë tenderimi dhe lidhje kontrate me dy kompani për shpime në zonën naftëmbatjëse, ne kemi kërkuar me një notë verbale të Ministrisë së Jashtme pezullimin e menjëhershëm të këtij procesi, bazuar në të drejtën ndërkombëtare që për sa kohë ka një kontest për ujra detare mes dy vendeve, asnjëra palë nuk ka të drejtë të eksplorojë për llogari të veta. Dhe ky ka qenë momenti, mendojmë ne, ku pala greke ka filluar të reflektojë mbi faktin se nuk mundte dot të impononte në mënyrë të njëanshme, ekzistencën e një marrëveshjeje që për ne ishte dhe është nul. Atëherë, çfarë ne kemi bërë ka qenë një proces i vështirë; ne kemi ngritur tensionin me palën greke, jo se kemi dashur të ngrejmë tensionin, por sepse nuk kemi pranuar të mbyllim sytë apo të heshtim, qoftë përballë këtij problemi serioz që ka të bëjë me integritetin territorial të Republikës së Shqipërisë, qoftë përballë problemit që lidhet me çështjen çame dhe të drejtat e shqiptarëve që i takojnë atij komuniteti, qoftë me çështjen e ligjit të luftës që është një problem serioz që prej shumë vitesh ka implikime të drejtpërdrejta në drejtat e pronës e kështu më radhë…”, deklaroi ai.
Pra po t’i besosh rrëfimit të Ramës, Tirana ka zgjedhur një strategji që po e nxjerr fituese dhe po mbyll një marëdhënie në fund të të cilës do të dali e fituar.
Por për të besuar këtë version duhen kapërcyer disa pengesa që logjika i rrok me vështirësi.
Pse edhe marveshja e sotme, ashtu ajo që Berisha nënshkroi në kushte të disfavorshme me Karamanlisin, nënshkruhen në vigjilje të votimeve për avancimin e Shqipërisë drejt BE. Për marëveshjen e Berishës kabllogramet e Ëikileaks shkruanin se Athina e kishte kërcënnuar Tiranën me veto. Edhe sot autoritetet greke njoftuan se ata do të votonin pro hapjes së negociatave me Brukselin vetëm pasi ishin njohur me qëndrimete Shqipërisë ndaj tyre. Pra fakti se ne ulemi të negociojmë me grekës sa herë kemi mbi qafë si shpatë demokleu, intergrimin europian, nuk është një rrethanë e favorshme për ne.
Pika e dytë që ngre dyshime është: Po pse Grekët do të pranonin sot një ujdi më të keqe për ta sesa ajo që i kishte dhënë qeveria paraardhëse e Shqipërisë. Dhe pasi të pranonin të tërhiqeshin nga ajo që kishin arritur ti jepinin bonus Tiranës dhe anullimin përfundimtar të ligjit të luftës.
Dhe së treti, pse Tsiprras e urdhëroi menjëherë në fund të javës çeljen e fazës së fundit për shportën e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë. Mos vallë nga qefi se mori më pak sesa kishte fillimisht në tryezë?
Të gjitha këto pikpyetje janë në fakt vetëm supozime. Sepse asgje nuk dihet ende konkretisht se çfarë kanë arritur bisedimet. Por ato janë të mjafta për të pohuar se teoria e Ramës se rriti fillimisht tensionin, për të dalë më pas i fituar është sa fëmijënore, po aq edhe ilogjike. Sipas të gjitha gjasave ajo është thjeshtë një manipulim.
©Lapsi.al