Flash

(VIDEO) Të shtëna me armë në një tjetër shkollë në SHBA, policia rrethon kampusin

Lapsi.al 16 February 2018
(VIDEO) Të shtëna me armë në një tjetër

Në kampusin e "Highline College", në Uashington, policia është njoftuar për të shtëna me armë.

Shkolla nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook shkruan: “Ju lutem qëndroni të mbyllur në klasa dhe zyra deri në një njoftim të radhës”. 

Mediat amerikane raportojnë se janë dëgjuar disa të shtëna. Më pas është postuar një tjetër mesazh në Facebook-un e shkollës.

"Kjo nuk është shaka. MByllini dyer e dritare, policia po vjen". 

Departamenti i Policisë tha se bëhet fjalë për të shtëna, por ende nuk është konfirmuar asgjë. Ndërkohë, siç shihet edhe në këtë video, policia ka rrethuar kampusin universitar.

Ambulancat në gatishmëri: 

Footage from Highline College in Washington shows ambulances and several police cars parked outside after reports of gunshots

Vetëm dy ditë më parë, në Florida, 19-vjeçari Nicolas Cruz u fut në një gjimnaz dhe qëlloi për vdekje 17 nxënës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI