UEFA ka dalë me një deklaratë zyrtare pak minuta më parë duke njoftuar ndër të tjera se dy inspektorët që kanë kryer hetimin për Skënderbeun, belgu Karl Dhont dhe spanjolli Migel Lietard Fernandez-Palasio janë kërcënuar me jetë nga persona anonimë.
UEFA njofton se për këtë rast është njoftuar edhe presidenti Aleksandar Ceferin, i cili ka deklaruar: “Ne nuk do të tërhiqemi kurrë nga këto çështje edhe pse palë të treta përpiqen të na trembin. Ata (inspektorët) që po merren me këtë çështje kanë mbështetjen totale të UEFA-s dhe timin personal”.