Flash

SHBA/ 13 rusë shpallen fajtorë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-s

Lapsi.al 16 February 2018
SHBA/ 13 rusë shpallen fajtorë për ndërhyrje në

Prokurori special që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, Robert Mueller shpalli fajtorë 13 shtetas rusë për këtë ndërhyrje.

 

“Të gjithë fajtorët akuzohen për komplot në kuadër të mashtrimit të SHBA-së, tre prej të cilëve akuzohen gjithashtu për mashtrim bankar dhe pesë të tjerë për vjedhje të identitetit.” 

Sipas Mueller, këto persona kanë ndërhyrë në procesin politik amerikan me tendencën për të ndihmuar kandidatin e atëhershëm Donald Trump, ndaj Hillary Clinton.

“Ky komplot kishte për qëllim ndërhyrjen në procesin politik dhe zgjedhor amerikan duke përfshirë dhe zgjedhjet presidenciale 2016, fituar nga Donald Trump” - shprehet Mueller.

Aktakuza konfirmon se Evgueni Prighozine, një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin ka financuar këtë grup që ka pasur si objektiv strategjik përhapjen e mosmarrëveshjeve në sistemin politik amerikan dhe i cili ka mbështetur fushatën e Trump dhe denigruar Hillary Clinton që prej mesit të vitit 2016.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI