Flash

Jetë larg Tokës? NASA zbulon 95 planetë të rinj

Lapsi.al 16 February 2018
Jetë larg Tokës? NASA zbulon 95 planetë të rinj

Teleskopi Kepler i NASA-s zbuloi 95 planetë të rinj në orbitat e disa yjeve larg sistemit tonë diellor.

Sipas studiuesve, nga 275 kandidatë të mundshëm, vetëm 95 të tillë u konfirmuan si planetë.

Që kur u filloi punën 10 vite më parë, teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t'u vlerësuar si planetë. Për astronomët, zbulimi i 95 planetëve të rinj shton shpresat se së shpejti njerëzimi mund të njihet me një planet të ri të ngjashëm me planetin tonë, ku mund të ketë jetë, apo të zhvillohet jetë e ngjashme me atë në tokë.

Studimi u krye nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Andrew Mayo nga Instituti Kombëtar i Hapësirës në Universitetin Teknik të Danimarkës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI