Flash

Grushti i shtetit në Turqi/ Dënohen me burgim të përjetshëm 6 gazetarë

Lapsi.al 16 February 2018
Grushti i shtetit në Turqi/ Dënohen me burgim të

Gjashtë gazetarë u dënuan me burgim të përjetshëm në Turqi, pasi u akuzuan se ishin përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit, në korrik të vitit 2016.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke.

Raportohet se mes të dënuarve është edhe ish-kryeredaktori i gazetës Taraf, Ahmet Altan, vëllai i tij, gazetari dhe akademiku, Mehmet Altan, dhe gazetari i njohur, Nazli Ilicak.

Gazetarët janë akuzuar për lidhje me klerikun mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për puçin e dështuar më 15 korrik, 2016.

Gulen i hedh poshtë akuzat. Të pandehurit janë akuzuar për veprimet e tyre kundër kushtetutës së Turqisë dhe anëtarësimit në një organizatë terroriste.

Ndërsa vëllezërit Altan janë akuzuar për dhënien e mesazheve koduese në një program televiziv, një ditë para tentimeve për grushtin e shtetit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI