Flash

FBI: Na paralajmëruan për autorin e masakrës me 17 të vrarë në Florida

Lapsi.al 16 February 2018
FBI: Na paralajmëruan për autorin e masakrës me 17 të

FBI konfirmoi se ishte paralajmëruar për adoleshentin, i cili dyshohet se ka kryer sulmin masiv në ish-shkollën e tij në Florida.

Nikolas Cruz, i cili është ngarkuar me 17 akuza për vrasje me paramendim, raportohet se ka komentuar një video në YouTube vitin e kaluar, duke thënë: “Do të jem qitës profesionist në shkollë”.

Një prej përdoruesve të rrjetit ka njoftuar autoritetet mbi postimin e Cruz, sikundër edhe mësuesit ishin të paralajmëruar për Cruzin, i cili nuk është lejuar të hyjë në kampusin e shkollës me çantë shpine, raportojnë mediat amerikane.

FBI tha se e ka hetuar komentin në YouTube, por nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë plotësisht personin që e ka postuar atë

“Ka pasur probleme me të vitin e kaluar, pasi ka kërcënuar studentët”, ka thënë Jim Gard, mësues i matematikës.

Zyrtarët e shkollës ‘Stoneman Douglas’ në Parkland të Floridës nuk kanë treguar se pse është përjashtuar Cruz.

Ai është arrestuar nga policia një orë pas sulmit, nga i cili mbetën të vrarë 17 persona dhe të plagosur disa të tjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI