Flash

SHBA prish planet e Llallës për t'i shpëtuar Vetingut, i heq vizën atij dhe familjes

Lapsi.al 15 February 2018
SHBA prish planet e Llallës për t'i shpëtuar Vetingut, i heq

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ish Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendim përmenden me emra edhe bashkëshortja e Adriatik Llallës, Ardjana, vajza e tij, Eni dhe fëmija tjetër i mitur.

Vendimi u mor me firmën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson dhe njoftimi u shpërnda në adresën në Tëitter të Departamentit Amerikan të Shtetit. Adriatik Llalla është zyrtari i parë shqiptar që merr një vëmëndje të tillë negative nga shteti amerikan.

Nëse lexon mes rreshtave, të ligjit amerikan për zyrtarët e huaj që i ndalohet hyrja në SHBA thuhet se vendimi merret nëse ka "informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni", atëherë këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarisht ndaj Adriatik Llallës nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, asnjë dosje dhe asnjë çështje nën hetim. Por pak ditë më parë, Llalla refuzoi detyrën që iu ofrua nga sistemi gjyqësor me shpresën që do t'i shpëtojë vetingut.

Ky vendim i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku pranohet se për Adriatik Llallën "ka informacione të besueshme për raste madhore korrupsioni", nuk lë shumë hapësira për Organet e Vetingut. Pas këtij pohimi, të firmosur nga Sekretari i Shtetit është e qartë se Llalla do të futet në veting, ku do të kalojnë në sitë edhe informacionet e ambasadës amerikane.

Në të shkuarën, Adriatik Llalla ka bërë disa akuza të forta kundër ambasadorit amerikan Donald Lu. E akuzoi ambasadorin amerikan për shantazh, e quajti sorosian dhe i përmendi çështjen e Bankers Petrolium, për të cilën ambasadori kishte ndërhyrë personalisht në mbylljen e hetimeve. Po ashtu, sipas ish prokurorit të përgjithshëm, Donald Lu i kishte kërkuar arrestimin e politikanëve të caktuar.

"Këto ambasadorë kanë përfituar nga fakti të imunitetit nga statusi të cilin ata kanë. Nëse këto ambasadorë nuk do të kishin imunitetin që kanë për shkak të statusit, ata sot do të ishin para përgjegjësisë. Në zyrën time ambasadorë të tillë kanë ardhur duke kërkuar të imponohen në mënyrë të tillë për arrestimin e zyrtarëve të lartë në vend" ka thënë Llalla.

Që nga ky moment, ndaj tij dhe Donald Lu konflikti ka qenë i hapur. Ambasadori amerikan e përshëndeti largimin e "prokurorit që nuk dënoi asnjë politikan", ndërsa pak ditë më parë paralajmëroi ndjekje penale për të.

“Tërheqja nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetting-u, duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale” ishte reagimi i ambasadës.

Pavarësisht të gjithave, akuzat ndaj Llallës mbeten ende retorikë, pasi në tryezën e Arta Markut nuk ka ende asnjë dosje për korrupsion për paraardhësin e saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI