Flash

Nga borxhet te konfliktet/ Hetimet për atentatin mafioz ndaj biznesmenit në Tiranë

Lapsi.al 15 February 2018
Nga borxhet te konfliktet/ Hetimet për atentatin mafioz ndaj biznesmenit

Teksa në të gjithë zonën e ish-Bllokut në Tiranë, mbrëmjen e së mërkurës jehonte zëri i komentatorëve sportivë për ndeshjen e Champions League, Real Madrid – PSG, sirena policie dhe uniforma blu tërhoqën vëmendjen e kalimtarëve. Ora shënonte 21.00. Edhe këtë herë ishte zgjedhur momenti i një ndeshjeje të rëndësishme për të kryer një atentat të tipit mafioz në qendër të Tiranës. Kjo për shkak të qarkullimit të shumtë që u jep autorëve mundësi të humbin më shpejt gjurmët.

Viktima është 64-vjeçarit Memli Begalla. Ai u qëllua me një plumb në kokë në parkimin e një pallati. Burime në nga grupi hetimor thanë se dyshojnë që ai kishte parandjerë rrezikun dhe i ishte drejtuar parkimit për të marrë automjetin e tij. Nuk ka arritur të largohet pasi është qëlluar sapo ka hapur derën e makinës. Nga ajo që është parë në kamerat e shumta të sigurisë në zonë, është vënë re se autorët lëviznin me një automjet tip BMË me xhama të errët. Burimet thanë gjithashtu se arma e përdorur ka qenë me silenciator pasi të shtënat nuk janë ndier në zonë.

Po kush është e kaluara e viktimës. Burime të lapsi.al në policinë e shtetit thanë se viktima është një biznesmen që shet goma makinash në zonën e Yzberishtit dhe në autostradë. Me origjinë nga Progonati i Tepelenës ai ka jetuar një periudhë kohe në Zvicër dhe në Itali ku dyshohet se kanë lindur konfliktet. Nga një kërkim i shpejtë në internet vëren se Memli Begalla është emri i tij i dytë pasi në të shkuarën quhej Afrim Begalla. Është arrestuar në vitin 2009 në Itali i akuzuar për rrëmbimin e vajzës së tij. Një ditë më pas janë arrestuar edhe 2 djemtë e tij, Lili dhe Afrim Begalla të cilët dyshohet se kryen rrëmbimin.

Një nga pistat në të cilat po heton policia është ajo e konflikteve të vjetra. Tjetra është ajo e konflikteve për shkak të borxheve të papaguara. Janë shoqëruar në polici disa persona që kanë dijeni mbi krimin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ermal Meta fiton "Sanremo 2018"

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio M...

01:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI