Flash

Masakra në gjimnazin në Florida/ FBI: Ishim të informuar për rrezikun që paraqiste autori

Lapsi.al 15 February 2018
Masakra në gjimnazin në Florida/ FBI: Ishim të informuar për

FBI konfirmoi se ishte e informuar mbi rrezikun që paraqiste 19-vjeçari, Nicolas Cruz, i cili vrau 17 persona dhe plagosi disa të tjerë, ditën e djeshme në një gjimnaz në Florida.

Raportohet se Nicolas Cruz ka komentuar në një video në YouTube vitin e kaluar, duke thënë: "Do të jem qitës profesionist në shkollë". 

Një nga personat që ka parë komentin e Cruz ka njoftuar autoritetet për këtë koment. Rel shkruan se edhe mësuesit kanë qenë të paralajmëruar për 19-vjeçarin, i cili nuk është lejuar të futet në ambientet e shkollës me çantë shpine.

Jim Gard, mësues matematike në këtë shkollë, është shprehur për mediat amerikane se 19-vjeçari ka pasur probleme vitin e kaluar, madje edhe ka kërcënuar studentët.

Zyrtarët e shkollës 'Stoneman Douglas', në Parkland të Floridës, nuk kanë treguar se pse është përjashtuar Cruz.

19-vjeçari u arrestua nga policia një orë pas sulmit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI