Flash

Videomontazh/ Kush e ngrefi Bujar Asqeriun (Avni Rustemin)?

Lapsi.al 14 February 2018
Videomontazh/ Kush e ngrefi Bujar Asqeriun (Avni Rustemin)?

Shumëkush nga atë që e kanë parë këto ditë shpërthimin e aktorit Bujar Asqeriu, që mallkonte dhe shfrynte dufin ndaj politikanëve, mund ta ketë harruar se mes roleve të tij të shumta është edhe një film i kohës së komunizmit ku glorifikohej roli i atentatorit Avni Rustemi dhe vrasja prej tij e Esat Pashës në qershor 1920 në Paris.

Fabula e Esat Pashës është rimarrë edhe ditët e fundit në politikën shqiptare, kur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi (video poshtë) e kërcënoi Edi Ramën se shqiptarët dinë t’i zgjidhin punët edhe në mënyrën e Avni Rustemit.

Dhe si për koinçidencë me këtë debat, ditët e fundit është kthyer në vëmendjen e publikut edhe aktori që ka luajtur rolin e heroit të mitizuar nga të gjithë idhtarët e përdorimit të medotave të dhunshme kundër politikanëve që punojnë kundër interesit të shqiptarëve.

Por, Bujar Asqeriu, ndryshe nga sa bën personazhi i interpretuar prej tij në filmin “Një emër midis njerëzve” (shiko montazhin poshtë) në fjalimin e tij patetik nuk ka përdorur koburen, por verbin ndaj politikanëve shqiptarë. Ai i ka mallkuar ata që mendojnë vetëm për vilat e tyre milionëshe dhe ka uruar që zoti t'i dënojë deri tek fëmijët.

Eshtë vështirë të kuptohet se kush është figurë më e dhunshme, Avniu i filmit, apo Bujari real, por një gjë është e sigurtë.

Fjalimi i aktorit është bërë viral dhe ka marrë klikime të pafundme në rrjet.

©Lapsi.al

https://youtu.be/fp2JQ8A9lhM

Të këshilluara

Ermal Meta fiton "Sanremo 2018"

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio M...

01:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI