Flash

Video/ Ç'po ndodh në SHBA? Të shtëna me armë para hyrjes së NSA, një person i plagosur

Lapsi.al 14 February 2018
Video/ Ç'po ndodh në SHBA? Të shtëna me armë

Një person është plagosur pas një përplasje të automjeteve dhe të shtënave me armë këtë mëngjes në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë në Fort Meade, SHBA. Autoritetet vendase thanë se situata është nën kontroll për momentin dhe se "nuk ka kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë". Zëdhënësja e garnizonit të NSA Cheryl Phillips tha se personi i lënduar ishte transportuar në spital.

Të shtënat ndodhën pasi një mjet SUV i zi u fut në një barrikadë betoni në bazë, ndërkohë që policia ka arrestuar të paktën një të dyshuar. Një imazh i marrë nga një helikopter tregon një përgjigje të policisë dhe departamentit të zjarrfikësve jashtë një prej portave hyrëse. Zyra e FBI-së në Baltimorë tha se ishin në dijeni të incidentit dhe po dërgonin agjentë për t'u përgjigjur.

Shtëpia e Bardhë tha se Donald Trump është njoftuar për të shtënat dhe ka ofruar deklaratën e mëposhtme: "Mendimet dhe lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Ne do të vazhdojmë të sigurojmë përditësime kur ato të bëhen të disponueshme."

https://www.youtube.com/watch?time_continue=7&v=-8GxBCCVtZE

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI