Flash

Kështu festohet Shën Valentini nëpër botë

Lapsi.al 14 February 2018
Kështu festohet Shën Valentini nëpër botë

Amerikanët festojnë Ditën e Shën Valentinit çdo vit më 14 shkurt. Imazhet e zemrave janë kudo, siç janë trëndafilat e kuq dhe kutitë e çokollatave për t’ia dhënë personit të veçantë. Ju mund të thoni se “dashuria është në ajër”.

Shumë vende të tjera festojnë edhe Ditën e Shën Valentinit, secila në mënyrën e vet. Më poshtë ky artikull i VOA ju sjell vështrim në traditat e Ditës së Shën Valentinit në katër shtete.

Japoni

Për japonezët, Dita e Shën Valentinit ka të bëjë me çokollatën! Më 14 shkurt, gratë në Japoni japin dy lloje çokollate. Njëra quhet Giri-choco. Tjetra është Honmei-choco.

Gratë përgatisin Honmei-choco shtëpi për t’ia dhënë dikujt të veçantë.

Danimarkë

Dita e Shën Valentinit është një festë e re në Danimarkë. Të rinjtë në vend filluan ta festonin atë në fillim të viteve 1990.

Ndërsa amerikanët japin trëndafila të kuq, të rinjtë danezë festojnë Ditën e Shën Valentinit me lule të bardha të quajtura “flokëbore”. Ata ua japin lulet miqve dhe të dashuruarve.

Brazil

Në Brazil, festimet e karnavaleve në vend e zbehin ditën e Shën Valentinit. Pra brazilianët shënojnë një ditë të ngjashme më vonë gjatë vitit, më 12 qershor. Festa quhet Dia dos Namorados, ose Dita e të Dashurve. Brazilianët festojnë me dhurata, lule dhe çokollata, në të njëjtën mënyrë si amerikanët. Por në vend të festimit të Shën Valentinit, ata festojnë Shën Antoni.

Filipinet

Filipinet festojnë ditën e Shën Valentinit në një mënyrë madhështore me dasma të mëdha në grup. Në të vërtetë, në vitet e fundit, më 14 shkurt është bërë një nga përvjetorët më të zakonshëm të martesave në vend.

Qindra apo edhe mijëra çifte filipinase mblidhen në një vend për të thënë “Po” gjatë një ceremonie publike. Zyrtarët e qeverisë lokale mund të udhëheqin dasma masive. Ceremonitë janë shpesh të lira dhe përfshijnë lule, një tortë martese dhe nganjëherë edhe unaza martese.

Të këshilluara

“Mos bëni seks për Shën Valentin”

“Mos bëni seks për Shën Valentin” - është apeli i autoriteteve tajlandeze për adoleshentët e vendit, duke i ftuar ata për një 14 shkurt në mësim të adoleshencës...

23:47

Detaje të reja nga "Samsung Galaxy S9/+"

Samsung po planifikon të sjellë versionin e ri të celularëve Galaxy S9 dhe S9+ muajin e ardhshëm. Ndërkohë, ka sjellë për publikun disa imazhe që tregojnë se si...

18:37

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI