Flash

Ish-trajneri italian i Partizanit: Në Shqipëri të gjithë luajnë në baste

Lapsi.al 14 February 2018
Ish-trajneri italian i Partizanit: Në Shqipëri të gjithë

Ish-trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka folur në një intervistë për median italiane ““Casa Baggio”. Përveç shumë temave mbi karrierën e tij ai ka folur edhe për eksperiencën e tij në Shqipëri.

Kur u pyet se pse eksperienca te Partizani me Moxhin u mbyll para kohe ai dha një përgjigje nga e cila kuptohet se eksperienca këtu nuk i ka pëlqyer shumë.

“Që në fillim kisha dyshimet e mia nëse duhet ta pranoja apo jo këtë ofertë, dhe gjatë punës aty kuptova që parandjenjat e mia ishin të sakta. Sepse, për fat të keq, lejohet që futbollistë, drejtues dhe presidentët vendosin baste për ndeshjet. Kjo gjë më bëri të kisha shumë vështirësi, sepse ishte një ambient i kushtëzuar dhe ku nuk mund të punoja seriozisht. Sipas meje ka pasur ndeshje të dyshimta”, - deklaroi italiani.

Të këshilluara

FOTO/ Më e bukura e hapjes së Olimpiadës

Ishte flamurmbajtësja e Estonisë dhe bukuria e saj nuk kaloi pa u vënë re. Po flasim për Saskia Alusalu, patinatorja 23-vjeçare që po mahnit me pamjen e saj...

20:23

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI