Flash

Së shpejti "Game of Thrones" edhe si aplikacion

Lapsi.al 13 February 2018
Së shpejti "Game of Thrones" edhe si aplikacion

Shumë shpejt do të jetë në dispozicion për celularë loja e bazuar në serinë e famshme “Game of Thrones”.

“Behaviour Interactive” ka arritur marrëveshjen me HBO për prodhimin e video-lojës për iOS dhe Android, transmeton tch. Mësohet se do të jetë një lojë strategjie dhe që mund të shkarkohet falas.

Për momentin, nuk ka më shumë informacione rreth kësaj video-loje.

“Game of Thrones” është hiti më i rëndësishëm që HBO ka shënuar ndonjëherë, me 30 milionë shikues vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një ushtri fansash të devotshëm anembanë globit.

Sezoni përfundimtar i tij pritet të zbulojë se cila prej familjeve luftarake të shtatë mbretërive të trilluara të Westeros do të fitojë luftën shumëbrezëshe për kontrollin e fronit të hekurt.

Kreu i programit, Casey Bloys, sqaroi se do të filmohen disa përmbyllje të mundshme të serisë me qëllim shmangien e rrjedhjes së informacionit mbi fundin e sagës.

Gjithë çfarë dihet, është ajo që krijuesit e shout, David Benioff dhe D.B Weiss, kanë thënë për “Entertainment Weekly” se duan që “Game of Thrones” të ketë një fund sa më spektakolar që të jetë e mundur.

Të këshilluara

“Mos bëni seks për Shën Valentin”

“Mos bëni seks për Shën Valentin” - është apeli i autoriteteve tajlandeze për adoleshentët e vendit, duke i ftuar ata për një 14 shkurt në mësim të adoleshencës...

23:47

Detaje të reja nga "Samsung Galaxy S9/+"

Samsung po planifikon të sjellë versionin e ri të celularëve Galaxy S9 dhe S9+ muajin e ardhshëm. Ndërkohë, ka sjellë për publikun disa imazhe që tregojnë se si...

18:37

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI