Flash

Kullë tek teatri? Gënjeshtrat e Ramës për shkatërrimin e Tiranës historike

Lapsi.al 13 February 2018
Kullë tek teatri? Gënjeshtrat e Ramës për shkatërrimin

A do ngrihet një kullë atje ku sot gjendet godina historike e Teatrit Kombëtar e projektuar nga Gherardio Bosio? Kjo është një nga arsyet që aktorët më me emër në vend janë hedhur në një protestë. Ata pretendojnë se po i përndjekin nga salla e tyre pasi aty Rama dhe Veliaj kanë planifikuar të ndërtojnë një tjetër grataçielë. Nga ana tjetër me gjysëm zëri autoritetet shqiptare mohojnë se godina do të prishet për t’I bërë qejfin tekave të ndonjë oligarku.

Po si qëndron e vërteta?

Duke mos pasur asnjë të dhënë përpos paranojës së përligjur të aktorëve Lapsi.al ka bërë një bilanc se si është është vepruar herët e tjera. Se si Rama ka përdorur argumentin e godinave të vjetra, e rindërtimit të tyre, e ruajtjes së fasadës apo justifikime të ndryshme për të prishur monumente të Tiranës historike.

Fillimisht si ministër kulture në 1999 Edi Rama hodhi një hap të paparë. Ai kërkoi nga parlamenti miratimin e një fondi për financimin e një biznesi privat. Tirana, një dekadë pa kinema, duhet të kishte një vend ku të projektoheshin prodhimet e Holliwood-it ishte argumenti i tij. Dhe ish miku i tij A. Xhillari filloi rindërtimin e kinemasë të parë tek kinemaja e vjetër Republika. Po nuk kaloi shumë dhe i njëjti investitor, me Ramën tashmë kryatar Bashkie, kinema "Republikën" e ktheu në një kullë (foto poshtë). Kinemaja e vjetër u zhduk për gjithmonë.

Histori më e tmerrshme është ajo me kinemanë më të vjetër në Tiranë, të cilën brezi i kaluar e mban mend me emrin "17 Nëntori". Ajo qe kinemaja e parë e hapur në Tiranë me emrin "Nacional". Në 1945, me ardhjen e komunistëve në pushtet u bë shtetëzimi i saj. Iu ndërrua emri nga "Nacional" në ditën e çlirimit të Tiranës. Në vitet e para shërbeu edhe si sallë gjyqi, ku zhvilloheshin "gjyqet e popullit" ndaj “tradhëtarëve”.

Megjithëse e mbushur me histori, në fund të vitit 2002 ajo u shkatërrua pasi Edi Rama dha mbi të një leje ndërtimi. Në fillim (ashtu siç pretendohet sot për stadiumin apo teatrin) u tha se poshtë pallatit do të ndërtohej një sallë kinemaje. Pastaj, pasi presioni i mbrojtësve të trashëgimisë u shtua, u sigurua se arkitekti mendonte të ruante dhe fasadën. Por sot, kur ndërtimi ka mbaruar (shiko foton) aty nuk ka mbetur asnjë gjurmë as nga fasada as nga kinemaja.

Sot Edi Rama miratoi edhe një leje tjetër, aty ku dikur ruhej Muzeu i Shkencave të Natyrës. Për hir të së vërtetës, muzeu u shkatërrua që gjatë kohë së Berishës, sepse edhe ish kryetari i bashkisë Basha, planifikonte aty një pallat. Por me të ardhur në pushtet, edhe Rama vazhdoi planin e Bashës dhe miratoi së fundi pallatin këtu poshtë (shiko foton si ishte dhe çfarë do ndertohet).

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio. Shkallmimi i tij prishi gjithë ansamblin harmonik të sheshit të universitetit, një nga ansamblet e paprekura të arkitekturës fashiste. Në vend të tij, kryeqytetasit fituan një stadium me kullë. Edhe për këtë si për kinema "17 Nëntorin" kryeministri ka premtuar se fasada e Bosios do të konservohet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ermal Meta fiton "Sanremo 2018"

Kantautori shqiptar Ermal Meta triumfoi në skenën e Ariston të Sanremos duke rrëmbyer trofeun e festivalit më të rëndësishëm në Itali. Dueti i tij me Fabrizio M...

01:54

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI